Analisti amerikan: Sulmi ndaj Dr Berishës dramatizon kalbëzimin e shoqërisë nën udhëheqjen aktuale

Analisti amerikan, njëherësh njohësi i çështjeve të Ballkanit, David Phillips ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të PD Sali Berisha një ditë më parë në protestën e opozitës.

Në një reagim për Politiko.al, Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe Drejtësisë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, e komenton ngjarjen si një dëshmi të  kalbëzimit të shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale, të qeverisë Rama.

“Sulmi ndaj Dr Berishës dramatizon kalbëzimin e shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale. Në vend që të adresonte mosmarrëveshjet përmes dialogut, një mbështetës i qeverisë iu drejtua dhunës”, shprehet analisti amerikan.

Në reagimin e tij, analisti ngre shumë dyshime nëse autori Gert Shehu veproi i vetëm apo nëse incidenti u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së.

“A veproi autori i vetëm? A u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së? A është bërë Shqipëria pa ligj, e kontrolluar nga gangsterët? Këto janë pyetje që duhet t’i drejtojë Edi Rama”, shprehet analisti amerikan për Politiko.al.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme, ngjarja e mesditës së 6 dhjetorit në protestën e thirrur nga opozita është pasqyruar edhe nga mediat e huaja, ndërsa ngjarja është dënuar edhe nga ambasadat e SHBA, Britanisë apo OSBE në Tiranë.

Pas ngjarjes, sot u arrestua nga spitalin e Traumës, 31-vjeçari Gert Shehu me akuzën e ‘Goditjes për shkak të detyrës’.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply