Noka: Politika nuk do jetë më kurrë si ajo e para 6 dhjetorit! Rama i ka bërë llogaritë gabim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka dhënë një mesazh të shkurtër por të fortë, teksa deklaroi se pas sulmit të Sali Berishës në protestë, politika e pas 6 dhjetorit nuk do të jetë më njësoj si ajo e para 6 dhjetorit.

Në studion e “Open” ai tha se Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim dhe asgjë nuk do t’i dalë sipas kalkulimeve.

“Edi Rama i ka bërë llogaritë krejt gabim dhe asnjë nga llogaritë as i ka dalë dhe as nuk do t’i dalë, dhe e dyta, politika e para 6 dhjetorit nuk do jetë kurrë njëlloj si politika e pas 6 dhjetorit. Më vjen keq, edhe Shqipëria e para 6 dhjetorit e ka të vështirë të jetë Shqipëria e pas 6 dhjetorit pas kësaj që ka ndodhur. Kaq mund të them”, u shpreh Noka në “Open”.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply