Mesazhet e një DHJETORI

Nga Luçiano BOÇI

Lëvizja studentore që nisi shembjen e regjimit diktatorial, mbetet një ndër ngjarjet më madhore të historisë sonë.

Ajo ishte baza e themelimit të Partisë Demokratike, forcës së parë politike proeuropiane e proamerikane.

Të rinjtë shpërthyen kundër regjimit më të egër të Europës lindore, në kërkim të lirisë së mendimit, lirive politike, të drejtave dhe demokracisë.

Të rinjtë dëshmuan forcën dhe pasionin për të shembur diktaturën, për vendosjen e pluralizmit politik e për ndryshim rrënjësor.

Slogani i tyre “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa” ende lëshon jehonën e tij shesheve e bulevardeve.

Ata që e sollën këtë dhjetor në shumicën e tyre, sot Europën e kanë gjetur në Europë, sepse ëndrra dhe misioni i tyre kanë ngecur në vend.

Vendi sot ka humbur entuziazmin dhe gëzimin e atyre ditëve të stuhishme dhe është zhytur në dëshpërim autokratik regresiv.

32 vite pas ‘90 arsyet për të rrëzuar regjimin e bustet e gjalla autokratike që drejtojnë vendin, janë më të thekshme dhe po aq të shumta sa atëhere.

Rinia dhe njëherë do të zbresë në sheshe për t’i dhënë pamje Europës së ëndërruar në Shqipëri, për të rikthyer demokracinë, liritë e të drejtat e rrëmbyera me hajni e djallëzi, për të çuar deri në fund misionin e bashkëmoshatarëve të tyre të viteve ‘90.

Lavdi përjetë veprës së studentëve të atij Dhjetori të paharruar!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply