Shtatë nivelet e luftës

Lufta aktuale në Ukrainë është shumë më tepër se luftimi në vijën e frontit. Ajë është më së fundmi një luftë për ideale, një konflikt që shkon në limitet teorike të politikës globale.

Për ta kapur thelbin e luftës aktuale, ne duhet ta shqyrtojmë nga afër natyrën e saj shumënivelëshe. Prania e shumë niveleve të fshehura e bën të vështirë për të hyrë në një kuptim të thellë të motiveve dhe strategjive në vazhdim. Kjo e komplikon gjithashtu interpretimin e ngjarjeve dhe skenareve aktuale për të ardhmen. Në këtë artikull, fillimisht të shkruar në 2014, ne përpiqemi të kuptojmë nivelet e konfliktit aktual. Pa këtë hap, është e pamundur ta kuptojmë efektivisht dhe ta fitojmë atë.

1.Ukraina vs “Republikave Popullore të Donjeckut dhe Luhanskut”

Separatizmi

Edhe tani, në vitin e nëntë të luftës, shumica dërrmuese e qytetarëve rusë janë të bindur se konflikti i armatosur në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut janë ngritur midis Ukrainës dhe “Republikave Popullore të Donjeckut dhe Luhanskut”. Forcat e armatosura ukrainase, besojnë ata, po luftojnë “milicitë popullore” lokale, mundësisht e holluar nga “patriotët e botës ruse”. Pavarësisht propagandës ruse, jashtë Rusisë kjo pamje e thjeshtë, por e gabuar, nuk zgjat shumë. Ajo e refuzua fillimisht nga fluksi i forcave speciale ruse e mercenarëve dhe më pas  nga pushtimi direkt rus i këtij rajoni në gushtin e 2014. Pas 8 vitesh luftë, kjo nuk mashtron më askënd (përjashto shikuesit e televizioneve ruse). Është e qartë se “Republikat Popullore” qenë (dhe janë akoma) organizata terroriste të kontrolluara direkt nga Moska. “Liderët” e tyre rezultuan të jenë qytetarë rusë dhe karta e “separatizmit” u luajt vetëm si një instrument i nivelit tjetër të luftës. A implikon kjo që niveli parë i luftës qe 100% mashtrim dhe, për pasojë, mund të injorohet? Është definitivisht mashtrim, por nuk mund të injorohet. Riintegrimi i territoreve përkohësisht të pushtuara është i pamundur pas riintegrimin e njerëzve që jetojnë atje dhe besojnë se ky nivel lufte është real dhe i rëndësishëm. Ne duhet ta konsiderojmë pikëpamjen e tyre për realitetin për t’i kuptuar ata dhe vendosur komunikim.

 2. Ukraina përballë Rusisë

Lufta antiimperialiste për pavarësi

Analistët nisën të flisnin për një luftë ruso – ukrainase në fillimin të aneksimit të Krimesë në shkurtin e 2014. Ajo qe një sekret i hapur kur trupat pa shenja identifikuese apo “liderët e opozitës lokale proruse” falsë erdhën. Një luftë pa deklarim lufte është sërish një luftë. Zhvillimet e mëtejshme e konfirmuan se ky nivel i luftës është ai parësori. Thelbi i luftës ruso – ukrainase dhe objektivat e palëve janë intuitivisht të qarta, për kërkojnë një diskutim të hollësishëm. Në fillimet e dhjetorit 2013, gjatë ditëve të para të Revolucionit të Dinjitetit, ne shkruam se objektivi strategjik i Rusisë ishte të vendoste një kaos afatgjatë të kontrolluar në truallin ukrainas.

Kaosi i kontrolluar ka 3 qëllime parësore. I pari, ju mund të përdornin resurset që keni nevojë pa marrë përgjegjësi. Mund të eksportoni resurse natyrale apo pajisje të vlefshme pa paguar për to (vjedhja e grurit ukrainase nga transportierët dhe i pajisjeve nga fermat janë shembujt) ose mund t’i rivnedosni njerëzit lokalë në rajonet e largëta të vendit tuaj ose të rrëmbeni fëmijët nga prindërit e tyre. i dyti, një zonë kaosi të kontrolliar në kufijtë e Bashkimit Europian e vendos nën kontroll konstant këtë të fundit. Ky plan u zhvillua për Ukrainën nga nga të njëjtit strategë që kishin implementuar të ngjashëm në Transnistri, Abkhazi dhe Osheci Jugore. I treti është të vendoset një dritë në çdo proces demokratik në vetë Rusinë, të çrrënjoset çdo precedent pozitiv. Për ta arritur këtë objektiv, Moskës i duhet të minojë demokracinë ukrainase dhe ta kthejë atë në një kopje të vogël thelbësisht të varur të Rusisë autoritare, njëlloj si Bjellorusia. Me fjalë të tjera, objektivi i Rusisë në Ukrainë nuk është territori ukrainas në vetëvete, por eliminimi i shtetit ukrainas. Pavarësisht kësaj, Kremlini po përpiqet në mënyrë konstante të krijojë përshtypjen e kërkesave territoriale, duke e spostuar vëmendjen e ukrainasve dhe komunitetit ndërkombëtar. Nga ky këndvështrim, bëhet e qartë se pse forcat ruse në Ukrainën Lindore në periudhën 2014 – 2021 po hidhnin në erë ura dhe linjat hekurudhore, po bombardonin qytete dhe po plaçkisnin fabrika. Kjo është sesi pushtuesit planifikojnë të përdorin resurset që kanë territoret e pushtuara.

Lutemi të vini re se çfarë dukej që ishte njëra prej palëve ndërluftuese në nivelin e parë të luftës (“Republikat Popullore”) është vetëm një platformë për luftën në nivelin e dytë. Do t’i kthehemi kësaj pike më pas. Qëllimi i luftës për Rusinë është të parandalojë ekzistencën e shtetit ukrainas si të tillë dhe në shkurtin e 2014 ky objektiv u deklarua hapur. Objektivi i Ukrainës është që të sigurojë ekzistencën e shtetit të vet. Prandaj, në thelb, Ukraina po ndërmerr një luftë pavarësie. Për ta gjetur nivelin tjetër, njeriu duhet të kujtojë se shumica e rusëve janë të bindur se po luftojnë në Ukrainë jo me vetë ukrainasit, por me Shtetet e Bashkuara ose NATO. Propaganda ruse deklaron se nuk ka një komb ukrainas, se njerëzit që jetojnë në Ukrainë janë pjesë e kombit rus. Në këtë pikëpamje ruse, Ukraina nuk është vetëm një aktor, është vetëm një platformë ku shpaloset konfrontimi midis dy superfuqive (megjithëse, siç e dijmë, njëra prej tyre është një ish, ata thjesht nuk e kanë kuptuar atë akoma). Në të vërtetë, ky nivel i luftës Shtetet e Bashkuara – Rusi ekziston, por është niveli i katërt dhe ne nuk duhet të humbasim të tretin, përderisa është i errët, por vendimtar.

3. Ukraina moderne përballë Republikës Socialiste Sovjetike Ukrainase

Lufta e sistemeve

Ka qenë e njohur qysh nga 2014 se Ukraina nuk mund të arrijë fitore të shpejta pavarësisht një niveli të lartë patriotizmi, pasi është si të bësh luftë në dy fronte njëherazi. Dikush në mënyrë të shkujdesur e përshkroi frontin e dytë si luftim të mbështetësve të Rusisë. Kjo është qartazi një emërtim i gabuar teksa forcat që po luftojnë Ukrainën në frontin e dytë nuk duan aspak që të fitojë Rusia. Ata duan një fitore të tyren. Po flasim për një luftë midis dy modeleve të Ukrainës, një i ri që u shfaq pas Revolucionit të Dinjitetit të periudhës 2013 – 2014 dhe një i vjetër ku revolucioni u luftua. Shpesh dëgjojmë se konflikti është rreth korrupsionit. Megjithat, korrupsioni nuk është shkaku, por një pasojë e konfliktit. Nuk është baza themelore, por një prej manifestimeve të jashtme të konfliktit. Për ta kuptuar thelbin e kundërrevolucionit, njeriu më së pari duhet të kuptojë dhe ta emërtojë vetë revolucioni. Mychailo Wynnyckyj bëri saktësisht këtë në librin e tij të shkëlqyer Ukraine’s Maidan, Russia’s War. Duke aplikuar përkufizimet gjerësisht më të pranuara të revolucionit në shkencat sociale, ai provoi se revolucioni nuk përfundoi në shkurtin e 2014, por vazhdon në fakt deri në ditët tona. Ai përcaktoi natyrën e trefishtë të këtj revolucioni: është një revolucion borgjez, një revolucion çlirimi kombëtar dhe një revolucion vlerash.

Ky definicion na ndihmon të kuptojmë kush i kundërvihet kujt në këtë luftë midis Ukrainës së vjetër dhe asaj të re. Nga njëra anë, këto janë grupe sociale të interesuara në ruajtjen e sistemit oligarkiko – feudal (një rend i kufizuar aksesi në terminologjinë e Douglas North apo një sistem ekstraktiv që përdor termat e Daron Acemoğlu dhe James A. Robinson). Kjo është e përbërë nga një piramidë multinivelëshe që përfiton nga privilegjet e kërkuesve të rentave. Nga ana tjetër, këto janë grupe sociale që synojnë ta prishin sistemin oligarkiko – feudal dhe të fusin një rend me akses të hapur (me të drejta të barabarta, rregulla loje të qëndrueshme, transparence, përgjegjshmërie, etj.). Këta janë sipërmarrës, patriotë proaktivë dhe klasë krijuese të rinj. Sistemi politik dhe ekonomik që u zhvillua në Ukrainë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik faktikisht nuk shkoi shumë larg nga ky sistem i vjetër. Nuk qe akoma Ukrainë, qe “Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës” me një flamur blu dhe të verdhë dhe një tredhëmbësh për   një stemë, që mbante të gjitha difektet e trashëgimisë sovjetike. Një sistem i bazuar mbi korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë kombëtare, një sistem me ashensorë socialë të mbyllur dhe mendim sovjetik, nuk mundi të zgjaste për 4 arësye.

E para, një pjesë aktive e shoqërisë u rebelua kundër këtij sistemi. E dyta, resurset e trashëguara nga Bashkimi Sovjetik tashmë qenë harxhuar. E treta, ndryshimi teknologjik global po i përforcon modelet e reja ekonomike dhe dobëson të vjetrat: pasuritë e të gjithë oligarkëve kryesorë të Ukrainës të kombinuara dukeshin mjerane krahasuar me sulsesin e kompanive të reja teknologjike. Arësyeja e katërt është se një vend i bazuar në këtë sistem ekonomik është i paaftë të mbrojë pavarësinë e saj nga Rusia. Një kopje e vogël e Rusisë nuk do të jetë e aftë ta përzejë Rusinë, vetëm duke arritur nivelin tjetër të zhvillimit do ta ndihmonte vendin ta bënte një gjë të tillë. Dy vende bashkëjetojnë në një territor, i vjetri dhe i riu. I vjetri përdor skema ekzistuese dhe lidhjet sociale, masmedia oligarkike dhe një ligj i korruptuar zbatimi korrupsioni. Ndërsa i riu e gjen vitalitetin e tij në energjinë e lëvizjes masive, në ekonominë e re, në brezin më të ri, në shpresën dhe romancën. Kufiri nuk shkon përgjatë kufirit të Donbasit apo lumit Dnipër, ndan shtëpitë në shumë qytetet anembanë Ukrainës.

Pse bëhet kjo luftë? Sepse të dy sistemet nuk mund të bashkëekzistojnë paqësisht për një kohë të gjatë, njëri duhet ta shkatërrojë tjetrin. Ose Ukraina rikthehet në sistemin e vjetër dhe më pas avatarët e të riut arrestohen apo deportohen ose bën tranzicionin në sistemin e ri, me avatarë të sistemit të vjetër që ju duhet të pranojnë rregullat e reja të lojës ose të rrëmbejnë valixhet dhe të largohen nga vendi. Ndërkohë, e kaluara dhe e ardhmja po e tërheqin në drejtime të ndryshme litarin në të cilën jetët tona janë varur. Është e rëndësishme të vërehet se të dy nivelet e luftës (“separatizmi” dhe Ukraina përballë Rusisë) janë gjeopolitike dhe niveli i tretë (lufta e sistemeve), në kontrast, është gjeoekonomike në natyrë. Një luftë gjeopolitike është e ngritur për privatizimin e hapësirës, për resurset dhe territorin. Një luftë gjeoekonomike luftohet për privatizimin e kohës, kontrollin mbi flukset e parave e resurseve dhe kontrollin mbi sistemin e normave dhe rregullave. Tani mund të lëvizim në nivelin e katërt të luftës, të cilën e kemi përmendur më sipër.

4. Shtetet e Bashkuara përballë Rusisë (Bashkimit Sovjetik)

Lufta e Ftohtë e Dytë

Në versionin e parë të këtij artikulli të botuar më 2014 ne e quajtëm këtë nivel “një fragment Lufte të Ftohtë”. Gjatë këtyre 8 viteve ëshë bërë e qartë se një Luftë e Ftohtë e Dytë plotësisht e shpalosur dhe fushëbeteja e saj nuk është e kufizuar tek Ukraina. Ajo përmbëedh tani të gjithë botën. Ajo manifestohet si ndërhyrje në zgjedhje dhe referendume, sulme kibernetike dhe operacione terroriste, konfliktet në Lindje të Mesme dhe më shumë. Rusia autoritare po përpiqet ta shkatërrojë Perëndimin liberal demokratik. Sipas The Road to Unfreedom të Timothy Snyder, në rast se Rusia nuk mund të bëhet Perëndim, atëhere ajo kërkon që ta bëjë Perëndimin si Rusia. Është qartazi një luftë e çuditshme. Rusia po ndërmerr një luftë gjeopolitike kundër Shteteve të Bashkuara, një luftë për të kontrolluar territore, resurse dhe zona interesi. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një luftë gjeoekonomike kundër Rusisë, një luftë për të kontrolluar flukset, rregullat dhe normat. Për pasojë, ekziston një lloj fantazme e pranishme në këtë konflikt. Rusia po qëllon në një pikë ku Shtetet e Bashkuara nuk ekzistojnë më. Është e pamundur të fitohet një luftë gjeopolitike kundër dikujt që nuk po e ndërmerr atë kundër jush. Kjo është mënyra sesi mbaroi Lufta e Ftohtë: Shtetet e Bashkuara e mundën Bashkimin Sovjetik jo nëpërmjet përdorimit të ushtrive të saj në fushën e betejës, por duke e harxhuar ekonominë e saj. Kështu, ne po dëshmojmë një përpjekje për hakmarrje. Duke e pajisur veten me para nafte, duke mbajtur maskën e një Rusie moderne, Bashkimi Sovjetik po përpiqet ta ngrejë rezultatin në lojë. Në mënyrë të pagabueshme, goditja gjeopolitike e Rusisë në errësirë do të përfundojë në humbje gjeopolitike në fronte të tjera. Kina gjithashtu është e mirëpërgatitur dhe thjesht po fiton kohë. Kur një tigër dhe një leopard luftojnë në terren, një majmun i zgjuar rri i ulur në një pemë, thotë një thënie kineze, dhe i lejon këtij të heqë konturet e nivelit të gjashti të luftës, një luftë krejtësisht gjeoekonomike, një luftë për dominim botëror. Shumë si i treti, niveli i pestë i kësaj lufte është i mbuluar dhe implicit (lufta e sistemeve në Ukrainë). Pavarësisht kësaj, është gjithashtu shumë e rëndësishme.

5. Lufta e skenareve

Niveli mbulesë

Ky nivel lufte qe qartësisht i dukshëm në 2014, por tani është thuajse i pavërejtshëm. Njëkohësisht, ka nevojë për nevojë specifike si bazë për nivelin e ardhshëm. Niveli i mëparshëm i luftës (Shtetet e Bashkuara përballë Rusisë) qe praktikisht një fantazëm. Njëra anë është ndërmarrja e një lufte gjeopolitike, ndërsa tjetra është një luftë gjeoekonomike. Një situatë e tillë e çuditshme krijon një niveë tjetër konflikti midis gjeopolitikës dhe gjeoekonomisë: Cili prej tyre do të fitojë në botë? Çfarë lloj lufte do ta dominojë botën?

Në shikim të parë, kjo çështje e kundërshton deklarimin se lufta gjeoekonomike është një formë më e ëartë e luftës që është më e përsosur sesa ajo gjeopolitike dhe, për pasojë, mbizotëron. Fakti është se të dy format e luftës janë të ndërmarra në kohëra të ndryshme. Betejat gjeopolitike zgjasin me vite, ndërsa ato gjeoekonomike zgjasin me dekada. Në perspektivë, ajo gjeoekonomike fiton, por ajo gjeopolitike mund të bëhet diskutim kryesor për periudha më të shkurtëra kohore. Për shembull, Shtetet e Bashkuara e mundën Bashkimin Sovjetik në Luftën e Ftohtë gjeeokonomike, por kriza e raketave të Kubës mund të kishte përfunduar në një luftë botërore bërthamore gjeopolitike. Prandaj detyra e lojtarëve gjeoekonomike është ta parandalojë lojën nga zhytja në gjeopolitikë, ku mund të humbasin në një periudhë kohore më të shkurtër sesa përfitimet e tyre nga investimi afatgjatë në fitoren gjeoekonomike.

Për gjithë këto vite, Rusia po përpiqet ta kthejë këtë luftë në betejë gjeopolitike që mund ta fitojë, por këmbëngulja e Ukrainës dhe uniteti i botës perëndimore i dolën përpara. Tani Rusia nuk e ka një kartë fitoreje në lojën gjeopolitike globale përveç kërcënimit bërthamor. Për pasojë, ajo po përpiqet të luajë gjeoekonominë nëpërmjet tërheqjes së Europës me furnizime gazi dhe oferta të tjera, ndërsa thjesht po blen politikanë specifikë europianë apo liderë opinioni. Një faktor kritik në “tërheqjen e luftës” midis dy formave të konfliktit është se kostot e tyre bien mbi vende të ndryshme. Lufta gjeopolitike është e pafavorshme për Europën e Re (vendet nga Deti Balltik në Detin e Zi, përfshi Europën Qendrore, Turqinë dhe vendet e Kaukazit) për shkak se bëhen “vijë fronti”. Lufta gjeoekonomike është e pafavorshme për Europën e Vjetër të drejtuar nga Gjermania dhe Franca sepse do t’i duhet të heqë dorë nga interesat e saj. Duke marrë në konsideratë këtë luftë të çuditshme midis gjeopolitikës dhe gjeoekonomisë, tani po ngjitemi në nivelin e luftës së pastër gjeoekonomike.

6. Shtetet e Bashkuara përballë Kinës

Një luftë e ngadaltë për dominim botëror

Për më shumë se 150 vjet, doktrina e politikës së jashtme amerikane e ka parandaluar shfaqjen e një force sfiduese. Vetëm Kina mund të ngrihet t’i sfidojë Shtetet e Bashkuara në këtë betejë për dominim ekonomik botëror. Faktikisht, kjo sfidë tashmë është praniar. Ajo është realisht një përplasje gjigandësh, një e zgjatur, ashtu si të gjithë konfliktet gjeoekonomike – një luftë e ngadaltë për dominim botëror. Prandaj nuk duhet të presim një shpalosje të shpejtë të ngjarjeve këtu. Kini parasysh se Rusia, që është një aktore dhe një homologe në nivelet e mëparshme, në këtë nivel është vetëm një platformë, një resurs që lojtarët do të donin ta përdornin me qëllim që të gjejnë mënyrën më të mirë për të fituar. Lufta midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është kimerike në natyrë. Për shkak të lidhjeve të tyre të akumuluara, të dy luftëtarët janë aq të ndërlidhur sa që ia kanë marrë dorën njëri tjetrit. Historiani Niall Ferguson krijoi termin “Kimerika” (Kinë + Amerikë) për ta përshkruar këtë koncept.

Kjo “luftë gjeokonomike botërore” shpjegon dilemën kineze. Kina do të donte ta rrishte peshën gjeopolitike të saj, por njëkohësisht do të donte edhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike të saj me Perëndimin. Kina po përpiqet gjithmonë të luajë një lojë të gjatë, por kjo e fundit është një luftë gjeoekonomike, jo gjeopolitike. Njëkohësisht, është e papranueshme për Kinë ta humbasë lojën gjeopolitike. Prandaj kjo është një dilemë midis strategjive afatmesme e afatgjata dhe mund të zgjidhet vetëm nga niveli tjetër, nga perspektiva e një strategjie të madhe më afatgjatë. Kemi thënë tashmë se luftërat gjeokonomike janë superiore ndaj atyre gjeopolitike. Në nivelin edhe më të lartë është luftë gjeokulturore apo ontologjike, një luftë për të vërtetën, për paradigmën dominuese të mendimit. Kjo luftë ontologjike vazhdon gjithë kohën dhe kjo është më shumë se një luftë midis demokracisë dhe autokracisë për aq kohë pasi filloi shumë përpara se të shfaqej demokracia.

 7. “Lufta e Kufijve” përballë “Botës së Rrugëve”

Lufta ontologjike

Lufta ontologjike midis “Botës së Kufijve” dhe “Botës së Rrugëve” ka qenë në zhvillim për mijëra vjet, qysh kur Egjipti përballë Babilonisë, Perandoria Bizantine përballë botës mesjetare islamike, pastaj nëpërmjet Rajhut nazist/Bashkimit Sovjetik komunist/Kinës së Maos përballë botës së lirë perëndimore (po i heqim dhjetëra shembuj të tjerë). Bota e Rrugëve është e hapur, paformë, fleksibël, që përhapet në të gjitha drejtimet si një njollë boje, që lidh gjithçka me gjithçka dhe ndërton një miriadë lidhjesh horizontale. Bota e Kufijve është e mbyllur, rreptësisht e formalizuar, e ngurtë, e centralizuar, hierarkike. Të dy botët kanë ndërmarrë një luftë të pakompromis për mendjet e njerëzve prej mijëra vitesh. Heroi i Botës së Kufijve është një qeveri e fuqishme, një luftëtare e madhe për të cilën e gjithë bota konsiston në pika kontrolli. Heroi i Botës së Rrugëve është një korporatë transkombëtare, një udhëtar i madh për të cilën e gjithë bota konsiston në hotele.

Në ditët e sotme, Bota e Rrugëve e hapur përfaqësohet nga qytetërimi euro – atlantik (Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re) dhe aleatët e saj dhe avatarët e ndritshëm si Japonia, Koreja e Jugut, Singapori dhe më shumë. Bota e Kufijve e mbyllur përfaqësohet nga Rusia, Kina, shumica e botës islamike (edhe pse vendet e Gjirit kanë filluar tashmë tranzicionin drejt Botës së Rrugëve) dhe forca të caktuara brenda Shteteve të Bashkuara, Europës dhe vendeve të tjera. Bota e Rrugëve dhe Bota e Kufijve kanë ndërmarrë një “Luftë për të Vëretën” të pakompromis që e manifeston veten në konfrontime gjeopolitike, reformime fetare, beteja mbi paradigma ekonomike dhe sisteme filozofike. Të dyja botët luftojnë si sportistë në sporte të ndryshme. Në fund të fundit, fuqia dhe teknika e një boksieri janë të parëndësishme kundër shpejtësisë dhe dinamizmit të një vrapuesi deri në momentin e luftërave të lagjeve. Betejat aktuale janë një jehonë e këtij konfrontimi mijëvjeçar dhe ja pse. Ukraina u lind në Botën e Rrugëce, duke filluar si Rus’ me Kievin si qendër dhe udhëkryq i rrugëve të mëdha tregëtare (qysh nga shekulli i IX). Pastaj u kap për t’u ndarë dhe privatizuar nga perandoritë e mëdha të Botës së Kufijve. Megjithatë ajo mbeti shpirtërisht në Botën e Rrugëve dhe tani po përpiqet të kthehet në shtëpi, për t’u çliruar nga zinxhirët e saj.

Në kontrast me Ukrainën, Moskovi lindi në Botën e Kufijve dhe ka qëndruar gjithmonë aty. Fillimisht, dy modelet alternative të shtetësisë u shfaqën në tokat sllave veriore: Moskovi autokratik i Hordhisë së Artë dhe Novgorodi republikan Hanseatik. Objektivi i parë i Moskovit, sapo rifitoi fuqinë e saj, ishte ta shkatërronte Novgorodin. Ajo shfarosi banorët dhe dogji qytetin, por asaj ju desh të bënte më shumë — të “ekzekutonte” publikisht apo të largonte zilen e madhe të veche (asamblesë publike), simbolin e republikës, duke ia nxjerrë gjuhën e saj. Ekzekutimi simbolik thekson se ajo qe një luftë ontologjike, një betejë themelore mbi modelet e shtetësisë.

Ukraina gjithashtu thuajse u shkatërrua. Goditjet nuk u ndeshën me gjuhën, kulturën dhe identitetin, por gjithashti në nivel genocidi (Holodomor). Faktikisht, sot është beteja e fundit e kësaj lufte. Nëqoftëse Bota e Rrugëve fiton, do të nënkuptonte rikthimin e Ukrainës në rrënjët e saj, ndërsa fitoja e Botës së Kufijve implikon në rikthim në “Perandorinë e Fundit” me pasoja tragjike. Kjo është një histori lokale ukrainase, por çfarë mund të themi për shkallën globale? Çelësi në këtë nivel më të lartë është zgjedhja e Kinës. Lidershipi i përgjegjshëm global nga ana e Kinës mund ta ndryshonte paradigmën e zhvillimit botëror nga opozita midis Botës së Kufijve dhe Botës së Rrugëve në një fat të ri të përbashkët, që kombinon tiparet më të mira e të dyja botëve dhe siguron përgjigjet për të gjitha problemet aktuale e racës njerëzore. Në të njëjtën kohë, kontributi aktiv i Shteteve të Bashkuara, Europës, Indisë, fuqive të tjera dhe, ne besojmë, edhe Ukrainës, nëqoftëse do të ishte e nevojshme. Në të kundërt, nëse Kina zgjedh një strategji konfrontimi, kjo kërcënon të gjithë planetin.

Konkluzion

Kemi nënvizuar tashmë rregullat e para të luftës: lojtarët e niveleve të mëparshme bëhen vetëm objekte në nivelet e mëpasme, një fushë loje ose, më së miri, copë. Gjithashtu, kemi konsideruar rregullin e dytë të luftërave: luftërat gjeopolitike janë gjithmonë në një nivel më të ulët se ato gjeoekonomike dhe luftërat ontologjike (gjeokulturore) janë edhe më të larta. Mbetet për t’u përmendur rregulli i tretë: luftërat me nivel më të lartë janë gjithmonë më të ngadalta dhe zgjasin më shumë se ato me nivel më të ulët. Prandaj, për një luftë me nivel më të lartë, një luftë me nivel më të ulët është thjesht një episod, një “luftë” e veçantë. Rezultati i saj prej rezultatin e të gjithë luftës, por vetëm pjesërisht, përderisa betaj të tjera po kryhen gjithashtu. Teatri i luftës me nivel më të lartë është gjithnjë e më i gjerë. Njëkohësisht, rezultati i një lufte me nivel më të lartë na jep përgjigjen finale se kush e fiton luftën e nivelit më të ulët. Kuptimi i natyrës multishtresore të konfliktit aktual, natyrën e ndryshme dhe afatet e nivelit të tij dhe diferencën themelore në objektivat e pjesëmarrësve na lejon të kuptojmë shkaqet e ngjarjeve të caktuara dhe të kryejmë modelim strategjik për të ardhmen.

(Valerii Pekar është bashkëthemelues i Nova Kraina Civic Platform, autor i katër librave, një Profesor i Asociiuar në Kyiv – Mohyla Business School dhe një ish anëtar i National Reform Council)

(Andrii Dligach është kreu i Advanter Group, Doktor i Ekonomikut, strateg, futurologjist dhe vizionar; themelues i Board Business Community, bashkëthemelues Center for Economic Recovery, SingularityU Kyiv, FreeGen, Investudio. Investor dhe ideolog i ekosistemeve dhe startupeve teknologjike)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply