Mega-afera e portit, paralajmërimi i banorëve: Do e mbrojmë pronën me gjak!

Banorët e Porto Romanos paralajmëruan qeverinë që t’i trajtojë në mënyrë specifike për vlerën e shpronësimit të tokës private. Në të kundërt, ata kërcënuan se do ta mbrojnë pronën me jetë.

“Si përfaqësues i fshatit ‘Rinia’, ju them se nëse nuk do të vlerësohet mirë toka, çdo fshatar do të dalë atje për ta mbrojtur tokën e pasurinë e vet që e kanë të trashëguar. Do e mbrojmë me gjak”, shprehet një banor.

“Faza i parashikon ndërtimin e infrastrukturës parësore, dallgëthyesit dhe terminalin e kontejnerëve që është zemreku i të gjithë aktivitetit tonë ekonomik. Thellësia e kanalit, baseni e kalatat kushtojnë 390 milion euro”, deklaron Pirro Vengu, drejtor ekzekutiv i APD.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply