Të gjithë mbjellin grurë, Rama mbjell urrejtje!

Nga Agim XHAFKA

Kur pashë në tv atë grusht profesionisti mbi fytyrën e Berishës, klitha. M’u duk se pësova unë hematomë. Nga që ishte aq i fortë, aq i beftë e aq i dhimbshëm. Ngela pa fjalë, nxora veç shprehjen:

-Edvin, mos e hap atë derë, or trim!

Mos hap derën e precedentit se nesër, pasnesër a më tej do jesh ti në ndonjë tribunë. Do flasësh e nuk do ta mbarosh dot mendimin se ai grushti mbase eksportohet te surrati yt, ose tek `koka me cepa’ e Ballës, ose tek Damjani e tek dambllatë e shumta të PS.

Rri ngrehur tani, mos përdor shumë viza se të duhet reagim dhe vigjilencë që të mbrosh psh; syrin e majtë apo të djathtë.

Ndërkohë po atë çast më erdhi nder mend Rizai, kushëriri im nga fshati. Bri shtëpisë së tij do bënte shtëpi dhe Besimi, fqinji. Por e shtyu nga që shkoi në Greqi të punonte tre muaj.

-Ta mbjell unë?- i mori leje Rizai.

-Mbille, por nuk do korrësh gjë se unë do vij pas tre muajsh.

-S’ka gjë, le të të jetë jeshillëk kjo pjesa e truallit,- i tha Rizai.

Kështu bën gjithë bota. Mjell grurë, ujit bimë dhe korr bollëkun.

Kryeministri ynë mbjell, mbjell çdo ditë, por mbjell urrejtje. Ka harruar të qeshë. Le të thotë dikush se kur është parë buzagaz ky monstër?! U bënë vite që bërtet burg, tritol, fadromë.

Po na fundos si popull e kur guxon ndonjë gazetar ta pyesë, psh:

-Pse po ikin kaq të rinj nga Shqipëria?

-U enjsh në bythë-i vjen përgjigja nga depresivi Rama.

Dje ai grusht i bëri grusht demokratët.

Kuptuan, përballë nuk kanë shtetin, por armikun.

About Redaksia

Check Also

Kryeministër “në të zezë”!

Iva V.GRILLO Pas dokumentarit të RAI 3…versionit shqiptar të “La piovra”…Kryeministri Rama sillet vërtetë si …

Leave a Reply