E gjithë kokaina që kalon nga Gioa Tauro

Kohët e fundit, 36 persona midis inspektorëve, shkarkuesve dhe autoriteteve doganore janë arrestuar për narkotrafik. Prapa ishte ’ndrangheta, që e shfrytëzon gjithmonë portin detar.

Në dhjetorin e vitit 2020 porti kalabrez i Gioia Tauro ishte në aktivitet të plotë. Përveç mallrave legale kishin ardhur edhe 300 kilogram kokainë në një konteiner nga Santosi në Brazil. ’Ndrangheta, njëre prej organizatave kriminale më të fuqishme të botës, i kishte derdhur 216000 euro një funksionari doganor me qëllim që të manipulonte skanimet me rreze X të konteinerit, në mënyrë që kështu të shmangte inspektimet. Sipas autoriteteve italiane, funksionari nuk kishte vepruar i vetëm: shkarkues bashkëpunëtorë e kishin spostuar kokainën në një konteiner të dytë, për të ngarkuar më pas në një kompani transportesh bashkëpunëtore dhe mbikëqyrësit lokale kishin garantuar që plani të mos kishte ngecie. Të gjithë këta persona të përfshirë nuk mund ta imagjinonin se dy vite më pas Guardia di Finanza do të paraqitej në Gioia Tauro, duke u mbështetur në informacione të grumbulluara nga agjentë të infiltruar në port dhe në interceptime telefonatash të kriptuara.

6 tetorin e kaluar autoritetet italiane kanë arrestuar 36 persona midis shkarkuesve, funksionarëve doganorë, autotransportuesve dhe mbikëqyrësve. Janë dyshuar se janë pjesë e një rrjet kontrabandistësh të drejtuar nga ’ndrangheta, që në atë kohë importonte në Itali 30 tonelata kokainë në vit. Porti i Gioia Tauro, një ndër më të mëdhenjtë e Europës, ishte midis pikave kryesore hyrëse të kokainës në kontinent. Gjatë dekadave klanet janë bërë aleatët e parë europianë e trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës të Amerikës Latine. Nga Meksika në Ekuador, nga Kolumbia në Brazilë, anëtarë të’ndrangheta janë arrestuar për krime të lidhura me narkotrafikun në thuajse të gjitha vendet e Amerikave. Në vitin 2017 Uruguaji ka arrestuar njërin prej bosëve, Rocco Morabito, që më pas është arratisur nga çatia e burgut ku po mbahej i dënuar. Është arrestuar sërish në Brazil më 2021. Ngjitja e klaneve kalabreze ka qenë pjesërisht e favorizuar nga rastësia, por edhe e ardhmja e organizatës mund të varet nga rrethana të pavarura nga kontrolli i familjeve.

Raportet me Amerikën e Jugut

’Ndrangheta ka lindur në Kalabri, ka mundësi në ‘800. Ndërsa rrënjosej në rajonin e saj, fillonte të rritej edhe jashtë, me emigracionin. Në vitet ’60 klanet kalabreze filluan të akumulojnë sasira të mëdha parashë npërmjet aktiviteteve të ligjshme e të paligjshme midis të cilave shantazhet, rrëmbimet dhe infiltrimet nëpër institucione dhe kompani. Nga vitet ’70 e më tej investuan në aktivitete të paligjshme më fitimprurëse, si kontrabanda e cigareve, duke bashkëpunuar me familjet mafioze në Shtetet e Bashkuara. Në vitet ’80 organizata kriminale investoi në trafikun e kokainës, nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara. Organizatat kriminale kishin një prani të përhershme në Shtetet e Bashkuara, në Kanada e në Australi, por jo në Amerikën Latine. Ende sot në Argjentinë, ku ka një prani të fortë emigrantësh kalabrezë, aktiviteti i ’ndrangheta shpesh është i kufizuar tek individët e veçantë që bëjnë marrëveshje për transportin e drogës për llogari të kriminelëve të tjerë.

Sipas Anna Sergi, docente e Kriminologjisë së Universitetit të Essex dhe e specializuar në krimin e organizuar në Itali, Roberto Pannunzi ka qenë një pionier i këtij mekanizmi. I lindur në Romë, Pannunzi u afirmua si ndërmjetës i pavarër në Kolumbi në fundin e viteve ’80, duke shërbyer si urë midis kartelit të Medellín të Pablo Escobar dhe klaneve të Cosa Nostra e të ’ndrangheta në Itali. Ishte një ndërmjetës me influencë në trafikun e kokainës: organizonte dërgesa prej disa tonelatash drejt Europës. I arrestuar dy herë dhe i arratisur dy herë, u rikap në Kolumbi më 5 korrik të 2013 dhe i ekstraduar po atë vit edhe në Itali.

Në fillim ’ndrangheta u besonte këtyre lloj kontakteve, por në vijim zgjodhi të kontraktojë drejtpërsëdrejti me trafikantët e mëdhenj. Në fundin e viteve ’90 klanet kishin rrjetet e tyre të qëndrueshme të specialistëve në Kolumbi. Në vitet ’80 dhe ’90, pikërisht teksa qeveria e Shteteve të Bahskuara intensifikonte “luftën kundër drogës” së saj, kërkesa për kokainë ishte rritur në mënyrë marramendëse në Europë dhe ’ndrangheta kishte krijuar një pozicion ideal për ta shfrytëzuar këtë treg. Kontaktet me trafikantët latinoamerikanë kishin qenë të dobishme, por avantazhi më i madh qe kontrolli i portit të Gioia Tauro.

Kur në vitin 1995 porti u bë operativ, ’ndrangheta filloi të infiltrojë në aktivitetet portuale. Duket se klani Piromalli arkëtonte 1 euro e gjysëm për secilin prej 570000 konteinerëve të shkarkuar në port çdo vit. Kontrolli i ’ndrangheta e bëri Gioia Tauro një nyje ideale për trafikun e kokainës. “Është bërë një zgjedhje e detyruar edhe për trafikantët e tjerë”, shpjegon Sergi. “’Ndrangheta ishte një garaci për trafikun e kokainës në Europë pasi porti i Gioia Tauro ishte një rrugë akesi e sigurtë”. Në vitin 2008 një komision parlamentar antimafia deklarloi se organizata kriminale kalabreze menaxhonte deri në 80% të trafikut të kokainës drejt Europës. Në vitin 2012, një raport i Komisionit Europian arrinte në konkluzione të ngjashme, duke nënvizuar se ndërkombëtarizimi i ’ndrangheta në vitet ’90 kishte përkuar me ndërtimin e portit të Gioia Tauro, dhe se “ka mundësi që klanet kishin fituar shifra të konsiderueshme me operacionet portuale”. Arrestimet e 6 tetorit demonstrojnë se ’ndrangheta vazhdon ta përdorë Gioia Tauro për të importuar kokainë në Europë.

Por momenti i artë i portit mund të përfundojë pikërisht prej presionit të forcave të rendit dhe prej ndryshimit të dinamikave të tregëtisë, ligjore dhe joligjore. Në 20 vitet e fundit forcat e rendit dhe autoritetet doganore italiane i kanë intensifikuar hetimet mbi aktivitetet e portit, duke vënë në shënjestër klanet që operojnë në të. Bruno Megale, kuestor i Reggio Calabria, gjatë një hetimi parlamentar të dhjetorit 2021 ka deklaruar se atë vit autoritetet italiane kishin sekuestruar 13 tonelata kokainë në port: 97% e kokainës e interceptuar në kufirin e territorit italian dhe rreth 20% e të gjithë kokainës së tranzituar në Itali. Në vitet e fundit ajo e Gioia Tauro ka qenë një prej nyjeve tregëtare më pak e rëndësishme karshi porteve të tjera europiane. Për rrugët e tyre trafikantët përdorin shpesh flukset e mallrave ligjore. Reduktimi i ngarkesa ligjore në Gioia Tauro i kufizon rastet për të futur ato të joligjore. Kështu që narkotrafikantët e kanë spostuar vëmendjen drejt porteve të mëdhej europianë, si puna e Anversës dhe Roterdamit. Në vitin 2021 autoritetet belge dhe hollandeze kanë sekestruar repsektivisht 89 dhe 70 tonelata kokainë, shumë më tepër se 13 tonelatat e Gioia Tauro.

Aleanca të reja

Veç kësaj, ’ndrangheta pëson edhe konkurrencën e rrjeteve të tjera europiane të narkotrafikut. Në Kolumbi, vendi i parë prodhues i kokainës, organizatat e mëdha kriminale janë ndarë në fraksione të vogla dhe kjo ka hapur një spirale për grupe të tjera europiane që duan të blejnë direkt në Amerikën e Jugut, si mafiet shqiptare. Por ’ndrangheta duket se mund t’i mbijetojë rënies së Gioia Tauro si pikë hyrëse për kokainën në Europë. Kontrolli i porteve të tjera italiane i ka ndihmuar klanet. Sipas uebsajtit të informacionit Reggio Today, në muajin gusht të vitit 2022 autoritetet braziliane kanë sekuestruar më shumë se 5 kuintal kokainë të destinuar për portin e Vado Ligure, i përdorur nga ’ndrangheta si alternativë ndaj Gioia Tauro. Sipas një raporti të Komisionit Parlamentar Antimafia, në vitin 2017 prokurori i Përgjithshëm Antimafia Federico Cafiero de Raho kishte deklaruar se porti i Genova, që është pjesë e së njëjtës nyje portuale të Vado Ligure, ishte “ndër më të infiltrurarit nga ’ndrangheta”.  Sot klanet bëjnë aleancë me grupe të tjera, duke përdorur porte të ndryshme europiane dhe duke ndarë kosto e rreziqe të dërgesave. “’Ndrangheta ndan infrastrukturave pasi rrugët kanë ndryshuar. Për të operuar në porte si Roterdami apo Anversa kanë nevojë për aleanca. Trafiku i drogës nuk është më një monopol, por një tortë për t’u ndarë”, shpjegon Sergi.

(Douwe Den Held për Insight Crime, Colombia)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply