Berisha: Po përgatisim një ligj që detyron partitë që të votojnë brenda vetes për drejtuesit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se partitë politike duhet të votojnë brenda vetes, pasi një gjë e tillë është respektimi i një norme bazë e demokracisë. Lideri i opozitës tha se do të përgatitet një ligj që detyron partitë të votojnë për zgjedhjen e drejtuesve të tyre. Një ligj i tillë, tha Berisha, është miratuar nga Bundestagu gjerman.

“Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike. Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo”, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply