Berisha: Partia e Ramës fatkeqësi kombëtare! Aty s’votohet, aty diktojnë ryshfeti, bandat e krimi

Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD tha se partia e Edi Ramës është fatkeqësi kombëtare. Sali Berisha theksoi se aty s’votohet ndërsa shtoi se në PS dikton ryshfeti, bandat e krimi.

“Aty  nuk votohet, aty ryshfetohet, paguhet, diktojnë bandat dhe krimi dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial i jashtëzakonshëm për transfigurime në çdo variant anti-demokratik të një force politike anti-demokratike.

Ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë. Nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë e lirë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet të ju mohojë atyre të drejtën e votës. Duhet të marrë fund, shqiptarët janë ata të cilët e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pasluftës, delegimin e ndërgjegjes.

Delegimi i ndërgjegjes siç po ndodh defakto tani në PS është dorëzim para krimit, drogës dhe mafias. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS-së dhe vendin, anëtarësinë e saj.

U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply