Nga Tritan SHEHU
Po lexoj deklarime deputeti a “gazete”, qe te krijojne keqardhje.
Po “kryqezojne” Noken se paska komunikuar me Nikollen e me nje minister tjeter.
Nje deputet ka komunikuar me Kryetaren e Kuvendit e drejtuesen e seances!!!!
I vetmi faj qe ka Noka ne kete histori, eshte qe kerkoi te shpjegoi pse ka komunikuar me ata!
Ai dhe asnje nga ne nuk i jep kerkujt llogari se me ke flet, bisedon, komunikon deri sa nuk bije ndesh me ligjet e vendit dhe kjo nuk krijon pasoja te denueshme.
Kete te drejte e kemi fituar tashme qe me 1990.
Te kerkosh te kunderten eshte te vuash nga reminishencat e dikureshme.
Rendesi kane ne politiken demokratike veprimet, vendimet, pasja apo mungesa e konseguences, lojrat e pastra apo te pista politike; keto te fundit jane evidentuar me:
–Me cadren.
–Dorrezimin e mandateve e qeverisjen lokale, pra te te gjithe pushteteve Rames.
–Lenien ne “balte” te militanteve te thirur me mashtrime per te protestuar.
–Mareveshjet fallco e kapitullante per Kodin Zgjedhor,
–Lenien e fushates elektorale ne meshire te fatit pikerisht ditet e fundit te saj.
–Perjashtimet nga PD, grupi i saj parlamentar, duke krijuar nje krize shume te rrezikeshme ne parti.
–Bunkerizimin e Selise e mbylljen e saj, duke kordinuar me Ramen edhe castin kur do te goditeshin militantet nga brenda e jashte me gaz, uje e shkopinj.
–E me tej duke percaktuar po me ate se kush duhej mbajtur ne Komisariat, kush arrestuar, kush cuar ne gjyq.
Dhe per te kuptuar e denuar keto nuk ka nevoje te dish nese komunikimi eshte bere me takime naten ne Kryesine e Kuvendit, diku tjeter, me telefon, Whats ap, ndermjetes, apo me pellumba postare…..
Ne politike gjykohet nga veprimet politike, pasojat politike te tyre, humbjet apo fitoret…qe realisht demokratet prej 8 vitesh u kane haruar dhe «aromen»!
Denglat e sotme jane mungese kulture politike, por dhe reflekse reagimi nga ata, qe cdo kontakt sic duket jane mesuar ta perdorin per “pazare” ne kurriz te demokracise, pluralizmit, PD e demokrateve ne terresi.
Atyre, nga sa vihet re, prej eksperiences se tyre ne koshience u eshte ngulitur ideja se komunikimet jane vetem pazare, gje qe ndoshta u ka krijur dhe “komplekeset e fajit” ndaj tyre, prandaj reagojne keshtu, kuturru!
Nje njeri i qete per vehte, transparent, nuk do te bente kurre nje reagim te tille.