Afera e inceneratorëve, Kryemadhi publikon fakte të reja: Rama dhe Veliaj para drejtësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimin e aferës së inceneratorëve. Në një bashkëbisedim me gazetarët ka sjellë sot para medias, me pamje fakte të reja, pas 180 ditëve filmime.

Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Kryeministri deklararoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe më pas djegia, por nga pamjet që ka siguruar Partisë e Lirisë, në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …

Leave a Reply