Afera e inceneratorëve, Kryemadhi publikon fakte të reja: Rama dhe Veliaj para drejtësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimin e aferës së inceneratorëve. Në një bashkëbisedim me gazetarët ka sjellë sot para medias, me pamje fakte të reja, pas 180 ditëve filmime.

Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Kryeministri deklararoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe më pas djegia, por nga pamjet që ka siguruar Partisë e Lirisë, në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Raporti i KE për Shqipërinë: Presionin ndaj drejtësisë, korrupsion, është dobësuar roli i Kuvendit në procesin ligjvënës!

Komisioni Evropian ka publikuar sot, më 4 nëntor 2026 Raportin e Progresit për Shqipërinë, një …

Leave a Reply