Loja e ndyrë e Basha-Alibeajt në Gjykatën e Apelit

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike. Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021, të bashkohen, por pasi e zvarriti për një vit dyerve të gjykatave, ka përdorur një tjetër makinacion.

Ditën që Gjykata e Apelit pritej të vendoste për këtë padi, avokati i Alibeajt, Indrit Sefa njoftoi në nisje të seancës së tërhiqeshin nga kjo padi.

Me një makinacion politik, për të mbajtur zvarrë në dyert e gjykatave çështjen e Partisë Demokratike, Alibeaj nuk dha asnjë shpjegim se përse e zvarriti këtë proces për gati një vit, dhe në ditën e vendimit, tërhoqi padinë nga gjykata.

Kujtojmë që ky proces shtyhej dyerve të gjykatave prej një viti, ku fillimisht Alibeaj kishte kërkuar nga kjo gjykatë që të përshpejtonte procesin e të jepte një vendim. Por teksa gjykata kaloi në seancë për shqyrtim, nisi edhe strategjia e radhës për shtyrë e zvarritur seancat, ku të paktën në 3 raste gjyqi u shty me paraqitje të raporteve mjekësore nga avokatët e Alibeajt e në 2 seanca të tjera u përdor si argument kërkesa për përjashtimin e një prej gjyqtareve.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë makinacioni i radhës i Alibeajt për të vijuar strategjinë e mbajtjes peng të vulës së Partisë Demokratike, por me rëndësi është edhe qëndrimi i deputetëve që ndjekin strategjinë e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të vijuar me zvarritjen e ngërçit në Partinë Demokratike, nëse do mbështesin sërish një hap tjetër përçarës me padi duerve të gjykatave. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply