Video/ Bashkia, luftë të ashpër kundër “mafias” së preshit! Reagon Këlliçi

Në kulmin e krizës ekonomike dhe të problemeve të mëdha që kanë banorët e Tiranës në çdo aspekt, bashkia e kryeqytetit vazhdon të angazhojë strukturat e saj, Policinë Bashkiake, në misione qesharake si konfiskimi i perimeve të shitësve të vegjël nga fshatrat.

Një skenë të tillë që dëshmon se si shpërdorohen forca dhe para për të tilla “misione”, është kapur në kamera nga kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës, z. Blendi Këlliçi. Deputeti demokrat i ka publikuar pamjet me këtë shënim: “Bashkia duke konfiskuar presh për nevojat e veta. Luftë e ashpër kundër mafias së preshit! Ku janë problemet e me çfarë merren!”. Mesazhin e mbyll me një simbol që tregon një njeri me duar në kokë.

About Redaksia

Check Also

“Nuk jam qurraveci i Bashkisë, të marrë me lecka me vete”/ Kërcënimi i Ballukut në zyrë Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregon detaje nga takimi që zëvendëskyreministrja Belinda Balluku pati …

Leave a Reply