Deputeti i PD, njëkohësisht kandidat për kryetar të bashkisë së Elbasanit, Luçiano Boçi shkruan se, në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Boçi shkruan se, situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare.
Postimi
SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT
Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.
Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shoën e rradhës