Moti i keq/ Disa fshatra në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë pa energji elektrike

Moti i keq ka sjellë problematika në qarkun e Shkodrës. Në të gjitha njësitë administrative të Shkodrës ka probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që nuk raportohen përmbytje. Gjithashtu, si pasojë e erërave të fortë gjatë natës, ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona në Vlorës, konkretisht në Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje në Ujë të ftohtë, Peshkpi, Vllahine, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.05 m me një rritje prej 25 cm me orën 18.00 të datës 17.01.2023 (kuota max 7.50 m”, ndërsa niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.40 m me një rritje prej 15 cm me orën 18.00 te dates 17.01.2023 (kuota max 8.70 m). Në Lezhë, ka rënë rreth 15 mm shi, shoqëruar me erë të fortë, por nuk ka probleme me përmbytje dhe furnizimi me energji elektrike vijon pa probleme. Kuota lumit Drin aktualisht është +0.73 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kuotat e lumit  Mat dhe Gjadër kanë rritje të vogël pa krijuar problem.

About Redaksia

Check Also

Kanë nisur të flasin/ Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni mund të hedhin në erë Ramën

Pyetje: Zoti Berisha, cili është qëllimi sipas jush, ndër rreshta, të këtyre ndryshimeve ligjore? Sali …

Leave a Reply