As Lulit nuk ia ka dhënë vizën amerikane!

Nga Ylli MANJANI

Hall të madh duhet të ketë edhe Yuri që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë”, e nis shënimin e tij Manjani për të vazhduar më pas: “Akoma më të madh duhet ta ketë hallin kur thotë se investimet amerikane do t’ia garantojë opozita. A thua se qeveria ka bërë sherr me kunetërit… Kurse atë muhabetin e demokracisë e ka shaka diplomatike.

Opozita e atij që ajo takon me kokë ulur tek ambazhuri, është veç dallavere që s’ka asnjë lidhje me demokracinë. S’paska pasur asnjëherë në fakt. E bëri Partinë Demokratike në parti Dallaveresh… Po fundja njerëzia janë të lirë të takohen e të çmallen me njëri-tjetrin. Kanë edhe të drejtë t’i bëjnë qejfin njëri-tjetrit, pavarësisht halleve që kanë.

Meqë ra fjala, sa viza ka dhënë ambasada e zonjës Kim për afganët e strehuar këtu “përkohësisht”?! Gojët e liga thonë se as Lulit nuk ia ka dhënë vizën D… Nuk është se na plasi për këtë të fundit, por meqë ra fjala. Nuk është se nuk ka fjalë vërdallë…

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply