Nishani: Sot për pluralizmin, nesër për të gjithë Shqipërinë!

Nga Bujar NISHANI

Të dashur miq demokratë, sot një ditë e veçantë për historinë e demokracisë shqiptare.
Partia Demokratike e Shqipërisë realizoi atë që ishte premtimi i parë i saj në proçesin e rithemelimit dhe modernizimit.

PRIMARET !

Vota ka realisht vlerë.

Sot me këtë proçes nuk përmbushet thjesht ky premtim i mbajtur, por sot demonstrohet praktikisht përpara syve të të gjithë shqiptarëve dallimi i madh mes dy modeleve të kulturës politike.

Modeli i votës së lirë përballë manipulimit idiot e vulgar!

Modeli i lirisë, të drejtës dhe integritetit përballë korruptimit, mashtrimit dhe pengmarrjes!

Modeli i bashkimit, sovranitetit, respektit e gjithpërfshirjes, përballë shitjes, përjashtimit, harbutërisë dhe sharlatanizmit!

Modeli i demokracisë funksionale e të drejtpërdrejtë ku çdo demokrat ka kapitalin dhe vlerën e vet në këtë parti, përballë modelit të konglomeratit amoral prej vrasësish, trafikantësh, tenderaxhinjve, hajnisë së tokave, pronave e parave të shqiptarëve, mbledhur në bunkerin e blinduar tek kundërbojnë nën sqetullën e rregjimit.

Beteja jonë është e drejtë dhe e vërtetë!

Sot për pluralizmin, nesër për Shqipërinë 🇦🇱

About Redaksia

Check Also

Aksioni i Antimafias dhe BKH/ I kapen miliona euro motrës së Tao-s në zyrat tek kulla

Mbrëmjen e sotme, mediat raportuan gjerësisht për një operacion të gjerë të zhvilluar nga SPAK …

Leave a Reply