Arsye dhe kotësi

Veset e intelektualëve? Eksibicionizëm dhe shpërfillje e ndjenjës së përbashkët. I ka demaskuar Paul Johnson, historian dhe dashnor i lirisë.

Understatement ishte pika e fortë e tij. Ndoshta për këtë obituary i Paul Johnson, i vdekur pak ditë më parë në moshën 94 vjeçare, ka kujtuar më shumë polemistin sesa historianin, më shumë gazetarin sesa mendimtarin. Megjithatë, rast i rrallë midis atyre që jetojnë për ta parë emrin e tyre të shtypur në intervale të rregullta, Johnson ishte vërtet një mendimtar. Librat e tij më të rëndësishëm, nga Modern Times (1983) tek The Intellectuals (1987) tek A History of the American People (1997), nuk janë vetëm punë divulgimi të madh. Për t’u kuptuar, nuk janë Storia d’Italia e Montanelli (dhe Gervaso e Cervi): një supë kujtimesh e studimeve të gjimnazit, jo rastësisht e servirur në një vend ku gjimnazin e frekuentonin pak dhe ishte një gjë më shumë serioze se ajo që më pas kemi bërë ne. Brenda ka një perspektivë historike origjinale, pak kërkim të dorës së parë, por një aftësi sintetizuese e jashtëzakonshme, ajo e rindërtimit të lidhjeve të rastësishme të ngjarjeve përtej përpara she pas që është tipike e historianëve të vërtetë. Në këtë mënyrë, duke u nisur nga faktet, por duke i lexuar në mënyrë rrënjësisht ndryshe nga më të shumtit, Johnson ka ushtruar një influencë vendimtare mbi lëvizjen konservatore, sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe më në përgjithësi mbi lexuesit e tij. Teoria e ciklit ekonomik të shkollës austriale, që shpjegon se në rrënjën e bust ka një boom të prodhuar artificialisht nga ekspansioni i kreditit të futur nga politika monetare, merr jetë në faqet e Johnson mbi Depresionin e Madh, ndërthuret me ndodhitë politike e viteve Njëzet, ndez  fantazinë e kujt e lexon. Artizan i aftë i fjalës, por janë kureshtja intelektuale, shija e detajit, vendosmëria për të futur nga koka e poshtë disa mite historiografike, por duke luajtur të njëjtën lojë të historianëve, që e bëjnë Johnson një prej zërave më të rëndësishëm të konservatorizmit anglosakson të pasLuftës së Dytë.

Johnson studioi në Magdalen College të Oxford, i kishte flokët e kuq dhe ishte katolik, karakteristikë njëra dhe tjetra që e kishin bërë të njihte përvojën e paragjykimit dhe të dyshimit, ama vetëm në kohën e boarding school. Si fëmijë, kur “kaçurrelat e mia të kuqe në të artë do kishin qenë shumë mirë ato të një vajze”, në të kundërt krifa e tij tërhiqte vëmendje. “Njerëzit ndalonin në rrugë dhe i bënin komplimenta kujtdo që më shoqëronte prej pamjes time prej engjëlli, por të kaluar gishtërinjtë, jo gjithmonë të pastra, midis flokëve të mi. Nëna ime nuk i duronte”. Viteve të fëmijërisë Johnson i ka kushtuar një libër të shkruar me gishtat e këmbës, The Vanished Landscape (2006). Titulli i referohet rajonit të policisë së Potteries, zonës së Stoke on Trent, midis Birmingham dhe Manchester, ku familja e tij ishte transferuar pikërisht nga Manchester (Paul ka lindur aty). Potteries, e thotë emri, ishte i famshëm prej qeramikave dhe oxhaqeve viktoriane që e furnizonin me tepri. Ai peizazh stabilimentesh dhe fabrikëzash, me oxhaqet dhe me mbetjet e tij, një fëmije i dukej i “bukur dhe i egër: një ferr dëshpërueshmërisht romantik ku mund të strehoheshin për qejf fatthëna malinje dhe dështakë, djajë dhe trollë”.  I ati ishte një artist dhe president i shkollës së artit në Burslem. Ishte “një konservator allaEdmund Burke, një njeri që e dashuronte të kaluarën dhe do të kishte preferuar që traditat të përshtateshin dhe të ndryshonin me ngadalësi në vend që të transformoheshin”. E adhuronte Spanjën, ku shkonte çdo verë “për të dizajnuar kishat, manastiret dhe ndërtesat mesjetare të tij të çdo lloji”. Për këtë e vërejti luftën civile me dhimbje të madhe, duke bërë tifozllëk për Franco megjithëse duke ia urryer aleatët: nga fraksionet në luftë, i dukej më respektuesi i shpirtit të vendit. “Plakej përpara syve kur shikonte tokën që e dashuronte aq shumë të shkatërrohej nga lufta civile, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug. Nuk do të më shkelë më këmba, më tha, nuk do të mund ta duroja. Një ditë po e shoqëroja në kishë kur takuam një procesin të keqmbajtur të majte, i kryesuar nga një poster që apelonte “Më shumë armë për Spanjën!”. Im atë shfryu: Spanja ka tashmë shumë armë. Bile ka shumë, ahimè”.

Rastësisht Paul Johnson e admironte shumë George Orwell, që “nuk u kufizua të japë mbështetjen e tij morale republikës” nga prapa makinës së shkrimit “si thuajse totalitetin të intelektualëve perëndimorë, por thuajse unik midis tyre, shkoi të luftojë”. Orwell, vëren Johnson, vlerësonte poezinë e Auden “Spanja”, por jo vargun e tij më të njohur: “Pranimi shokues i fajësisë në vrasjen e nevojshme”. Një shprehje e ngjashme mund ta shkruante tamam një burrë “për të cilin vrasja është maksimumi i një fjale”. Babai i Johnson, konservator burkean, me mënyrën e tij i mësoi të birit të dashurojë panoramën industriale të Potteries. E ëma mezi e duronte. Shikonte mjerimin e punëtorëve dhe shpresonte se mund t’ia hidhnin paq. “Ishte një liberal alla Gladstone. Citonte sloganin e vjetër elektoral “Paqe, jondërhyrje dhe reforma””. Shumë vite më pas, Johnson do ta imitojë më mirë se kushdo tjetër takimin e këtyre dy traditave, por si parim rreshtohet majtas. I shkëputur nga Gjibraltari, kishte parë “mjerimin e regjimit të Franco” dhe më pas në Paris, më 1952, kishte qenë dëshmitar i represionit brutal të manifestuesve që protestonin kundër vizitës së gjeneralit Matthew Ridgway, Komandant Suprem i NATO. Në Paris është korrespondent i “New Statesman”, në rikthimin në Londër hyn në redaksi dhe bëhet drejtor më 1965. Me Johnson, e përjavshmja prek pikun e shpërndarjes: 100000 kopje. Referimi i tij politik është Aneurin Bevan, ish minatori uellsian që krijoi National Health Service.

Është në “New Statesman” që fillon të ketë raporte me të fuqishmit, në këtë rast të fuqishmit e Partisë Laburiste, përveçse figuron në inteligjencën e vendit. Por qysh nga debutimi tek ai ka një damar sardonik, që në njëfarë mënyre i korrigjon shijen e dialogimit me të fuqishmit, të lançojë dhe limojë mënyra kulturore, të qenit chattering, por edhe paksa ruling class. Aq është sa shpërthimi më i paharrueshëm i të riut Johnson është një artikull i vitit 1958, në të cilin mbyt atë që “është padyshim libri më i mërzitshëm që unë kam lexuar ndonjëherë”, domethënë Dr. No i Ian Fleming. I procesuar dhe i dënuar për “seks, snobizëm dhe sadizëm”. Zakoni me pushteti dhe një dell i jashtëzakonshëm (e ushtruar në terrene të lojës që për neve janë të përjashtuara) e bëjnë një polemist rangu, që si të gjithë polemistët e bën që t’i shpëtojë ndonjë fjalë më shumë. Konvertohet në thatcherizëm, admiron Zonjën e Hekurt pafundësisht, por e rrëfen si një studente të përjetshme, që rastësisht ha vetëm nga duart e saj. Bëhet mik dhe i besuari i Lady D, e përshkruar, me afeksion për hatër të Zotit, si gruan më injorante të botës për sa ishte edhe më simpatikja. Për instinkt, jo pse i vjen për mbarë apo kishte një kanovaço për të recituar. Vetë Johnson qe objekt thashethemesh, për një marrëdhënie jashtëmartesore që i kishte dalë në dritë në fillimvitet ’90. Katolik jo në mënyra, doli me një ulje ngurruese shpatullash, duke pranuar se përfshirjet në jetën privagte qenë për të gjithë çmimi i njohjes. Mblodhi jo vetëm fjalët e këqija, por edhe shumë armiq dhe ndonjë nderim. Commander of the Order of the British Empire në 2016, në 2006 kishte marrë Presidential Medal of Freedom nga George W. Bush.

Në vitet ‘2000 Johnson ka vazhduar të botojë libra me një ritëm marramendës, kryesisht biografi, në këtë rast më shumë si një akt i shkëlqyer divulgimi. Por në kohët që shkruante Modern Times, The Intellectuals dhe The Birth of the Modern (1991), një kryevepër pas tjetrës, prodhueshmëria e tij irriton deri admiruesit më këmbëngulës. Norman Podhoretz, drejtori i “Commentary”, thoshte: “Mund edhe ta imagjinoj në çfarë mënyre Paul arrin të furnizojë gjithçka shkruan, por si dreqin gjen kohë t’i lexojë?”. John O’Sullivan, më pas speechwriter i zonjës Thatcher dhe drejtor i “National Review”, sapo kishte filluar të punonte tek “Heritage Foundation” si drejtor i revistës “Policy Review”, kur Johnson shkoi edhe ai në Uashington për një sabatik tek “American Enterprise Institute”. Një sekretare, rrëfen, i foli për “misterin” e ish drejtorit të “New Statesman”. “Hulumtuesit e tjerë të institutit vinin nja gjysmë ore pas neve sekretareve. Shkonon në zyrë, bënin ndonjë telefonatë, dilnin për të pirë një kafe dhe pastaj ndaleshin për të shkëmbyer ndonjë llafe me ne. Edhe kur shkojmë shumë shpejt, Paul Johnson është tashmë aty, i mbyllur në dhomën e tij nga ku mund të dëgjojmë makinë e tij të shkrimit që godet rreptë pa ndërprerje. Çdo 3 orë nxjerr hundën nga porta, drejtohet për nga makina e kafesë, e hedh në një filxhan dhe rikthehet në zyrë, ulet për qejf dhe makina e shkrimit rifillon të rrahë. Dhe, për sa mund t’i bëjmë të gjatë mbrëmjen, makina e shkrimit vazhdon të rrahë edhe kur ne largohemi”. Mrekullia e produktivitetit të Johnson shpjegohet kështu: punonte më shumë se të gjithë të tjerët. Tek The Intellectuals, shkruan Giuliano Ferrara në 2003, se “duhet të mbahet mend nga çdo lexues i kësaj gazete”, Johnson bën dy operacione të ndryshme. Tek i pari, e ka kujtuar edhe Paolo Di Stefano tek “Corriere della Sera”, tregon diferencën midis teorive humanitare dhe jetës së utopistëve, zakonisht gjithçka përveçse të pakuptueshme. Intelektualët titullarë (nga Rousseau tek Noam Chomsky) dalin si një ushtri vanitozësh, të impenjuar në atë që sot do të quhej virtue signalling: militimi është në radhë të parë diçka për t’u ekspozuar, sidomos sepse Johnson nënvizon sesi figura e intelektualit modern është pazgjidhshmërisht subversive. Prodhuesit e fjalëve janë ndjekës shekullarë të herezisë gnostike.

Shembulli i përkryer, e shpjegon tek Modern Times, është Sigmund Freud. “Besonte se ekzistonte një strukturë okulte e dijes, që duke përdorur teknikat ai po i nxirrte, mund të ravijëzohet përtej sipërfaqes”. Është pikërisht kjo ide e një dije sekrete, përfshi kontradiktën me shumë dhe më vibrante me iluzionet e presupozuara të vëzhgimit dhe të ndjesisë së përbashkët, që eksiton njerëzit e mendimit, i kandis të posedojnë një pikëpamje të privilegjuar ndaj realitetit, i stimulon duke ju sugjeruar se nuk vlen asgjë nëse kjo pikëpamje është në tension me idetë e më të shumtës, bile më të mirës, është konfirmimi që prisnin. Nga këtu lehtësia me të cilën intelektualët i magjepsin nga përdorimi i dhunës në politikë: që duket mënyra e vetme e sigurtë për të tejkaluar mospërkryerjet dhe hipokrizitë e së tashmes, sidomos të tashmes së shoqërisë borgjeze. Edhe në këtë rast, Orwell bën një gjë krejtësisht tjetër, intelektualin antiintelektual. E arriti me sukses mezi, në garën e tij të shkurtër për një të ardhme më të mirë, duke arritur të kuptojë atë që ishte instinktivisht e qartë për bashkëkohësin e tij Evelyn Waugh (një tjetër hero i Johnson), domethënë “iracionaliteti themelor i sjelljes njerëzore”. Por për sa e përçmonte shoqërinë kapitaliste, Orwell nuk mendoi kurrë se qëniet njerëzore qenë krijuar për t’u rimodeluar sipas qejfit, për t’i eliminuar difektet, duke filluar nga ata që i shtyjnë të ndjekin fitimin. Tek Modern Times, Johnson e përdor ‘900 për të na shpjeguar se nuk ka asgjë në histori që është e pashmangshme. Është kurthi i rastit,  individualitetit, të shumë “momenteve fatale” që përcaktojnë rrjedhën e ngjarjeve, jo ligjet e nuhatura nga ndonjë profet. Në një diskutim tek “American Enterprise Institute” në vitin 1979, Johnson theksonte se “asnjë studiues i historisë mund të dyshojë se në periudhë afatgjatë trajektorja e njerëzimit tentn drejt lirisë më të madhe të individit”. E megjithatë ishte i detyruar të pyeste: “Kush mund të afirmojë ndershmërisht se në shekullin tonë shumatorja e lirisë njerëzore është rritur vërtet?”.

Dy luftëra botërore kanë farkëtuar “shtetin – Frankenstein modern. Shtetet nuk kanë të kufizuar të zhvillojnë mjetet të reja dhe papërdorura shkatërrimi, por kanë gjetur metoda të reja shtypëese dhe metoda të reja gënjimi. Në të gjithë botën shtet ka gllabëruar me uri gjetjet malinje të gjetura që naiviteti njerëzor i vë vazhdimisht në dispozicion”. Nuk mund të zgjidhet tensioni midis rritjes së lirisë njerëzore nga njëra anë dhe zgjerimit konstant të sferës së kontrollit nga ana tjetër. Është dilema me të cilën konfrontohen akoma sot ata që duan lirinë dhe që janë të detyruar t’i konstatojnë brishtësinë, deri ku duket se ka ngjitur, deri midis atyre që duhet ta kenë më të dashur. Edhe kush, si Herbert Spencer, kishte parë tek evolucioni i grupeve njerëzore një proces diversifikimi dhe bashkëpunimi në rritje, ku liria e individit mund të krijonte hapësirë, kishte nuhatur se rikthimi i tribalizmit, i hierarkisë, i luftës gjithmonë në një hap larg. Për ta thënë me Johnson, “Prej të gjithë këtyre leksioneve, ai që historia paraqitet me urgjencë të veçantë dhe që ne vazhdojmë ta injorojmë me kokëfortësi është: “Ruaju nga shteti””.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply