Situatë e rënduar nga përmbytjet në Shkodër, 30 banesa nën ujë

Situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme. Sot më 26 janar, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 7.50 m)

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot.

Në rrugën e Obotit po operojne nje mjet i kalueshmerise së larte se bashku me 4 forca te ushtrisë.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore.

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme, ka prezence uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme.

Grupet e EC te Bashkise Shkodër janë në monitorim të vazhdueshem të situatës.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply