Berisha: Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi që në seancë plenare të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, në mënyrë që zhvillojë mocionin me debat për skandalin e takimeve të fshehta me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha th; Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

“Këto ditë, Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte çdo vend.

Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët e tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira.

Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, çdo dhurate, çdo emaili, dhe gjithçka tjetër midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës.

Kjo juri e citon në vendimin e saj të përsëritur Edi Ramën.

Por skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin Xhon Kenedi të McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se ka manipuluar, falsifikuar dokumenta.

Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para, nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës.

Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime kundër saj.

Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh vetëm me Maduron e Venezuelës.

Prandaj sot nuk mund të ketë në këtë parlament debat tjetër përveç këtij debati.

Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

A e dini se kush ishte McGonigal, a e dini se cili ishte funksioni i tij, që i çcat paratë e kompanive të oligarkut rus? A e dini që Deripaska i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare? A e dini se Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave ekonomike ruse në Shqipëri?”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply