Boçi tregon si u urdhërua nga Rama përjashtimi i 8 deputetëve të PD nga dy seanca

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi deklaroi sot se është e qartë se përjashtimi i tetë deputetëve të PD-së nga Kuvendi për dhjetë ditë është bërë me urdhër të Edi Ramës e madje me llogari, sepse periudha e përjashtimit përfshin dy seanca, pra opozitës do t’i mungojnë tetë zëra në parlament.

Para medieve, Boçi zbuloi skemën e kryeministrit të përdorur edhe në këtë rast ndaj deputetëve të opozitës: “Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga Sekretariati i Etikës dhe i Rregullores, që është bërë antietik, sepse në rregulloren e Kuvendit është e shkruar e zeza mbi të bardhë që në momentin e dorëzimit të kërkesës, kërkesa shqyrtohet për përjashtimin e deputetëve brenda 48 orëve. E ka neni 65/2 dhe kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga ky gjoja Sekretariati i Etikës dhe i Rregullores dhe sipas kësaj rregulloreje, çdo gjë është jashtë procedurës dhe afateve dhe mbledhja nuk duhej të ishte zhvilluar fare e përjashtimi i deputetëve as duhet të mendohej, jo më për t’u futur në argumente që janë qesharakë.

Zoti Boçi: Kush e vendos të bëhet ky komision?

Luçiano Boçi: E ka vendosur Edi Rama. Me urdhër të Edi Ramës! “Kush e ka vendosur” është zgjidhur tashmë ky rebus. Të gjitha bëhen me urdhra politikë, nëpërmjet telefonit, “bëjeni sot” sepse afati dhjetë ditor përfshin përjashtimin e deputetëve brenda dy seancave, seancës së ditës së hënë dhe ditës së enjte. Sepse po të ishte bërë brenda 48 orëve, që i bie nga e enjtja –  ditën e hënë, dhjetë ditët ishin pa seancë dhe të gjithë deputetët do të ishin në dy seanca. Është matematikë e Edi Ramës, nga zyrat e tij, që opozitës t’i mungojnë tetë zëra në parlament dhe që opozitës t’i fiket zëri. Të eliminohet ajo brenda parlamentit sepse parlamenti normal është ai parlamenti i vdekur që drejtohet në mënyrë politike, që merr vendime kundër interesit politik në favor të klientelës së Edi Ramës, të vetë Ramës, ministrave të tij.

About Redaksia

Check Also

Kandidati për deputet i PS në Korçë kapet në orët e vona duke blerë vota

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një …

Leave a Reply