Një tjetër skandal është zbuluar nga gazetari Ledion Qoshku, sërisht në bashkinë e Librazhd, ku kryetari aktual është Kastriot Gurra. Gazetari Qoshku ka vënë në sitë prej muajsh tenderat e kësaj bashkie, pas indicieve nga brënda institucionit, se me tenderat bëhet kërdia.
Kështu, konkretisht ka hulumtuar në tenderin me nr reference 48944-11-07-2022, me objekt tenderi ‘Blerje mallra për ndërtimin e hapsirës rekreative për fëmijët tek parku qershive’. Fondi limit nga bashkia ka qënë plot 40 milionë lekë (të vjetra), me t.v.sh, dhe pas mbajtjes së tenderit më datë 18-11-2022, fitues është shpallur firma SARK SH.P.K, më ofertë fituese afërsisht 35 milion lekë (të vjetra) me t.v.sh.
Në pamje të parë tenderi duket i rregullt por nëse hulumtohet më thellë brënda dokumentave, preventivit apo çmimeve kupton që ka goxha shkelje. Në një tender grupi i përllogaritjes së fondit limit janë të detyruar të studiojnë tregun me çmimet që vendosen si kriter për mallrat që tenderi parashikon të blihen. Ose mund të nisen nga çmimet e referencës që kanë të gatshme nga ofertat e më hershme që bashkia ka pasur nga kompani të ndryshme. Por në këtë tender nuk është vepruar kështu.
Me urdhër nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra dhe në zbatim të verbër nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, çmimet e referencës për blerjen e këtyre mallrave janë paracakyuar nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, që i ka pasur gati këto lista çmimesh dhe ka vazhduar kështu procedurën. Po verbërisht specialistët kanë vazhduar procedurën bazuar ne çmimet e tregut të cilët tashmë ishin të disafishuar duke arritur në plot 36 milionë. Pse themi se janë disa fishuar çmimet?
Pasi gazetari Qoshku kontaktoi direkt me firmën e nënkontraktuar nga kompania Sark SH.P.K për sigurimin e mallrave, lodra plastike argëtuese për fëmijë. UKA SH.P.K, firma që ka sjellë lodrat në qytetin e Librazhdit dhe i ka montuar në parkun e qershive.