Noka zbulon pazaret e Bashës me Ramën: “Alibeaj i kërkoi Manjës t’i fuste gruan në punë”

Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj nënkryetarit të PD Enkelejd Alibeaj, duke thënë se ky i fundit i ka kërkuar Ulsi Manjës që t’i fus gruan në punë.

Në një intervistë për Ora News, Noka tha se në pazare me Edi Rama është Lulzim Basha së bashku me grupin e tij.

Flamur Noka: Kush merr tender? Një kryetar i emëruar i pengut këtu, një kryetar i emëruar i pengut atje. Kontrata miliona euro me firmën e Edi Ramës.

Kush qenka në Pazar, ai që i kërkon kryetares t’i japë fjalën  Sali Berishës, apo ai që i thotë Ulsi Manjës kujdes mos u përziej në pazaret në Dibër aty në kurriz të demokratëve, apo ai që i kërkon Ulsi Manjës që i kërkojnë t’i fusin gruan në punë. Pyete Ulsi Manjën  se kush i ka kërkuar t’i fus gruan në punë.

Pyetje: Kush ia ka kërkuar?

Flamur Noka: Enkelejd Alibeaj. Kush është në Pazar me Ulsi Manjën.

About Redaksia

Check Also

“Reuters” dhe “Associated Press” transmetojnë LIVE protestën

Dy agjencitë më të mëdha mediatike në botë, Associated Press dhe Reuters po transmetojnë live …

Leave a Reply