Kryemadhi: Lefteri i Bashës pinte kafe me Taulant Ballën dhe bënte thirrje; votoni PS-në, jo LSI-në!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Opinion’ tregoi përplasjen dhe krisjen mes LSI-së dhe PD-së së Lulzim Bashës. Ajo tha se, Basha dhe PD e tij në zgjedhjet e 25 prillit bënë fushatë për PS-në dhe kundër LSI-së.

Kryemadhi zbuloi dhe një mesazh ku i tregonte Bashës se si Gaz Bardhi dhe kandidatët e PD po bënin fushatë kundër LSI-së në Prrenjas dhe Gramsh.

“Marrëveshja e 5 Qershorit ishte krisja e parë me Lulzim Bashën, se ai nuk donte ta firmoste. Edhe kur u firmos marrëveshja e 5 Qershorit, e cila betonizonte mbi 85 përqind të opozitës në parlament. Ditën që Alekandër Vuçiç uron Edi Ramën, kur kompania izraelite bën fushatën e Ramës-Vuçiç dhe Bashës kjo ka mbaruar. Gjatë fushatës elektorale i kam dërguar mesazh Bashës që i shkruaj: Në Prrenjas ky kandidati i PD Lefteri është ulur dhe pi kafe me Taulant Ballën, dhe bën thirrje që votoni PS-në vetëm LSI-në jo, e njëjta gjë po ndodh dhe në Gramsh. Thuaji Gazit që mos përzihet me luftën PS-LSI, se unë i kam folur po ai nuk mbush’. Ndërkohë që më thotë hajt se do flas unë me Gazin”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply