Basha më mori në telefon, Kryemadhi zbardh pazaret e Elbasanit: Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit.

Kryemadhi  foli edhe për mosmarrëveshjet me Bashën dhe mesazhet që ka shkëmbyer me të.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend topi është në fushën e Lulzim Bashës. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim. Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina, fillon origjina tek ndryshimet kushtetuese.

Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë. Basha më mori në telefon; E qartë, flas unë me Gazin”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Si barbarët me pushtet shembën Teatrin Kombëtar

Nga Iva V.GRILLO Në oborrin e Teatrit Kombëtar kishte disa pemë të bukura, të larta …

Leave a Reply