Bashkëpunimi i Lulzim Bashës me Edi Ramën sa vjen dhe zgjerohet. Kryetari i shkarkuar i PD po shihet tashmë gjithnjë e më shumë si pjesë e socialistëve.
Madje, ata i kanë munduar deputetit Basha edhe automjetin me të cilin ai lëviz.
Makina i është mundësuar Lulzim Bashës nga kompania koncesionare Mektrin Motors e cila ka për pronar Roland Shahinin, bashkëshortin e kandidates së PS për kryetare Bashkie në Durrës, Emirjana Sako.
Mektrin Motors ka pronësinë e automjetit tip Mercedes Benz me targa AA111EN. Basha ka thënë se makina është marrë me qira, por asnjëherë s’e ka bërë të ditur sa paguhen për përdorimin e saj.
Një burim tha për Syrin se edhe automjeti që përdor deputeti tjetër, Gazment Bardhi, i përket kompanisë koncesionare të Roland Shahinit.
Si të mos mjaftojë automjeti që nxjerr zbuluar Bashën dhe partneritetin e hapur të tij me socialistët, në mes të kësaj meseleje nuk mund të mundonte ai, i përhershmi, kunati…
Koncesionari Mektrin Motor me pronar bashkëshortin e kryebashkiakes socialiste të Durrësit paguan ‘taksën’ rregullisht te kompania e kunatit, Landmark Communications dhe shumat, siç mund ta shihni në dokumentin më poshtë, janë të konsiderueshme…