Banorët që po u shmben shtëpitë rrethojnë Parlamentin: Shtet kriminal! O ne o trafikantët!

Banorët e zonës 5 Maji, ato të Laprakës dhe Paskuqanit, janë mbledhur bashkarisht në një protestë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, pak minuta përpara nisjes së seancës parlamentare.

Me pankarta në duar, banorët kërkojnë transparencë lidhur me projektet që i shpronësojnë ata dhe i hapin rrugën procesit të rindërtimit të shumëkatësheve apo projekteve që lidhen me infrastrukturën.

“Kryeministër ku je, bëj transparencën e projekteve”, thuhet në një nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.

Njeri nga banorët që do t’i shembet shtëpia në lagjjen 5 Maji në Tiranë kërkoi dëmshpërblim për vete dhe ata njerëz të thjeshtë që mezi kanë arritur të ndërtojnë një banesë tërë jetën, ndërkohë që trafikantët kanë ndërtuar pallate në zonën e tyre dhe ata nuk preken nga bashkia e Tiranës. “O ne, o trafikantët. Ta mposhtim Erion Veliajn, këtë kriminel”, bëri thirrje ai.

Një tjetër protestues ka paralajmëruar një grevë urie nëse familjet e tyre flaken në mes të rrugës.

“Këta parlamentarët tanë të futen tek bashkia, të bisedojnë për një lehtësim të na lidhin një kontratë të ligjshme. Jo një kontratë që e ka shkruar bashkia. ajo është kontratë e njëanshme dhe korruptive. Këto parlamentarë të na bëjnë ndërmjetësim. Bonusi i qirasë është qesharak, 180 mijë lekë, ndërsa të zona ime është një shtëpi 250 mijë lekë”, tha ai.

Protestuesit janë trefishuar tashmë, me përfaqësues nga të trija lagjet e mëdha të Tiranës, pasi banesat e ndërtuara prej tyre do të shemben për t’i hapur rrugën projekteve të rindërtimit të bashkisë së Tiranës.

Kriza më e fundit e dëbimeve nga pushteti vendor u shkaktua dje në Paskuqan, ku dhjetëra familjeve u shkuan fadromat në dyert e shtëpive pa paralajmërim ndërkohë që ato prisnin legalizimin e banesave.

As familjet e Paskuqanit nuk janë kundër projektit, por kërkojnë kompensim për shtëpitë ku kanë jetuar prej më se 20 vjetësh.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply