Ministri i Ramës i kthen zyrat e shtetit në celula të PS

Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe njëherazi deputet, Blendi Klosi ka shkelur ligjin pasi ka zhvilluar një mbledhje partie në zyrat e shtetit, konkretisht në Njësinë Administrative Orikum në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Klosi ka vetëdenoncuar këtë shkelje të ligjit me anë të postimit të tij në Facebook, ku shkruan, ‘me Asamblene e Partisë Socialiste Orikum. Diskutuam për ecurinë e punës së deritanishme dhe realizimin e detyrave për zgjedhjet vendore të 14 Majit’.

Postimi i plotë
Me Asamblene e Partisë Socialiste🌹 Orikum.
Diskutuam për ecurinë e punës së deritanishme dhe realizimin e detyrave për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Organizimi model i çdo strukture të familjes sonë politike dhe puna në ekip përbën garancinë e fitoreve në çdo betejë elektorale.

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …

Leave a Reply