15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Muzeun “Kosova” në Vlorë, nismë e deputetit Bujar Leskaj

Nga Rezenbrik Serjani

Në Vlorë, në lagjen “Muradie”, rruga “Justin Godard” pak metra larg Sheshit të Flamurit, është çelur, si një xhevahir për Vlorën, Vlonjatët, Shqipërinë e Kombin, Muzeu “Kosova”. Nje nismë personale e deputetit Bujar Leskaj.

Ky Muze, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, është tempull i parë, copëza e parë e Kosovës, e materializuar në një muze të mirëfilltë, e cila mbart vlerat e pjesës tjetër tonës, atë të Kosovës, dashuria për të cilën i kalon të gjitha limitet.

Dje, në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali”, deputeti Bujar Leskaj, studiues, intelektualë e qytetar të nderuar të Vlores, organizuan nje kumtesë për këtë datë e ditë kaq të madhe për kombin tonë, organizim i mbajtur në ambientet e Muzeut “Kosova” në Vlorë.

Një aktivitet madhështor, për Kosovën, në Muzeun “Kosova”, në një copëz Kosovë në Vlorën e Pavarësisë së Madhe.

17 shkurti, krahas 28 Nëntorit, mbeten dy datat më të mëdha per kombin tonë, ndaj te cilave përulemi dhe për të cilat krenohemi.

Në aktivitetin e djeshëm, mbajtën fjalën:Deputeti dhe organizatori i këtij takimi madhështor Z.Bujar Leskaj, Prof.Dr.Enver Bytyci, Prof.Dr.Kaliopi Naska, studiuesi i nderuar vlonjat Z.Gëzim Zilja dhe shkrimtari Eqerem Canaj, i cili recitoi një poezi kushtuar Kosovës.

Në fjalën e tyre, studiuesit e nderuar kujtuan qëndresën, sakrificën, rezistencën e fisnikërinë e Kosovës, për Liri e Pavarësi.

U kujtua rrugëtimi i Kosovës, për demokraci e liri, sovranitet dhe mëvetësi, ku u theksua roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deshmoret e nderuar, komandanti legjendar Adem Jashari, presidenti i pavdekshëm Ibrahim Rrugova, e të gjithë luftëtarët, intelektualët e personalitetet e nderuar që luftuan e sakrifikuan për liri e pavarësi.

Emocion i vecantë, ku në Vlorën e Pavarësisë së Madhe të Kombit, në zemrën e Shqipërisë, kujtohet data tjetër më e madhe për ne, dita e Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohës dhe përulës ndaj Kosovës ! Shekulloftë në përjetësi !

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës !
Zoti e bekoftë kombin shqiptar !

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply