Aty ku familja tkurret, aty kombi shuhet! Berisha takon deputeten austriake

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim deputeten austriake, Gudrun Kugler, e cila ndodhet në vendin tonë për vizitë. Në fokus të takimit ka qenë familja dhe problemi i eksodit të shqiptarëve. Sipas Berishës, në 10 vitet e tundit janë larguar 934 mijë shqiptarë, vetëm në hapësirën Schengen.

Berisha thekson se programi i Partisë Demokratike për familjen do të hartohet në bashkëpunim të ngushtë me Koalicionin për Mbrojtjen e Familjes.

Postimi

Aty ku familja tkurret, aty kombi shuhet!
Takim me deputeten e parlamentit të Austrisë, Zj. Gudrun Kugler.

Të dashur miq, pata kënaqësinë të pres në takim deputeten e parlamentit të Austrisë, Zj. Gudrun Kugler së bashku me përfaqësuesit e Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes, përfaqësuar nga kryetari, Pastor Akil Pano, shoqëruar nga familja e tij, si dhe nga Av. Margarita Kola dhe Drejtuesi i Departamentit të familjes dhe politikave kundër shpopullimit pranë PD, Aulon Kalaja. Kjo vizitë lidhej me Konventën ndërkombëtare, Familja, Zoti, Kombi, që zhillohet në Tiranë, e organizuar nga Koalicioni për Mbrojtjen e Familjes.

Ishte pikërisht mbi familjen, rolin dhe vlerat njerëzore dhe hyjnore të saj, që u ndalëm gjatë shkëmbimit të mendimeve që patëm. Me deputeten Kugler, shpreha vlerësimin tim të veçantë për Koalicionin për Mbrojtjen e Familjes, të udhëhequr nga Pastori mirënjohur, Akil Pano dhe drejtuesit e tjerë të këtij koalicioni. Në këtë takim theksova se sot, anembanë globit, familja është nën një sulm ideologjik të paprecedent. Një sulm i cili orkestrohet nga ekstremi i majtë dhe axhenda sorosiane, që ka marrë formën më të shëmtuar në vendin tonë nëpërmjet promotorit të tyre më aktiv, Edi Rama.

Largimi rekord i 934 mijë shqiptarëve brenda 10 vjeçarit të fundit vetëm në hapsirën e Shengen-it , krahas faktit tragjik se sot vdesin më shumë shqiptarë sesa lindin, është prova më e fortë e një axhende të qartë shpopullimi, anti-familje dhe anti-kombëtare. Këto shifra janë dëshmi e asaj çka mund të quhet pa asnjë hezitim, një spastrim genocidal pasi aty ky familja tkurret, aty kombi shuhet! Përballë këtij realiteti tragjik, u garantova miqve të Koalicionit për Mbrojtjen e Familjes se Partia Demokratike do të investohet fuqimisht në realizimin e një programi ambicioz dhe historik në promovimin e politikave mbështetëse ndaj fëmijëve dhe nënave shqiptare, duke nxitur rikthimin e diasporës dhe fuqizimin e familjes shqiptare sipas vlerave më të larta që kombi ynë ka përfaqësuar ndër shekuj.

Sikundër e garantova Zj. Kugler se programi i Partisë Demokratike për familjen do të hartohet në bashkëpunim të ngushtë me Koalicionin për Mbrojtjen e Familjes.

Zj. Kugler dëshmoi sesi kjo agende anti-familje e mbështetur nga rrjeti soros godet dhe individët dhe çdo kauzë që e lufton atë, duke qënë dhe vetë ajo objekt sulmesh e akuzash të pavërteta. Në këtë drejtim, i garantova Zj. Kugler se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë kompromis që cënon dinjitetin njerëzor, pavarësisht se zhvillimet më të fundit nga skandali McGonigal dëshmojnë se promotorët e kësaj axhende, janë të gatshëm të shkojnë në korruptimin e çdokujt, në çdo shtet, vetëm me qëllim realizimin e objektivëve të tyre.

E falënderova së fundmi deputeten Kugler për marrëdhëniet shumë të çmuara që Partia Demokratike dhe Shqipëria kanë patur përkatësisht me Partinë Popullore dhe me shtetin Austriak si dhe për investimet që kompanitë austriake kanë realizuar me sukses ndër vite në vendin tonë. sb

About Redaksia

Check Also

“Trump, turp i civilizimit”, Linda Rama thotë se ka të njëjtin mendim me Edin për Presidentin amerikan

Linda Rama pohon sot se ka pasur të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj kur …

Leave a Reply