Denoncoi gjobëvënien e McGonigal/ Berisha: Rama i vendosi gjobë 500 milionë Ylli Ndroqit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama i vendosi edhe gjobë 500 milionë Ylli Ndroqit pse denoncoi gjobëvënien e McGonigal.
“Pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afërt të Edi Ramës, mafiozët Duçka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Edi Rama urdhëron t’i vendosë edhe 500 milionë të tjera gjobë para dy ditësh.
Shikoni pasojat e aferës McGonigal.
Denoncoj qëndrimet e Edi Rramës, që do ketë fatin e McGonigal. Asnjë manovër, asgjë nuk do e shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor për aktin e shëmtuar, korruptimin dhe rekrutimin në një akt armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s të kryezbuluesit të SHBA.
Në një akt antikushtetues të shkatërrimit të opozitës shqiptar.
Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Koha ka ardhur, që të gjithë të përfshirët në aferën McGonigal, direkt apo indirekt, të dalin përpara drejtësisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si “Converge2EU” zeron butaforinë e Ramës për arritjen e standardeve të BE-së

Nga Bujar Leskaj Me 9 tetor 2025, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare(WIIW), në …

Leave a Reply