Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama! Asgjë nuk e ndal revolucionin!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal revolucionin. Ai tha se, është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.

Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.

Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.

Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e manipulimit masiv të zgjedhjeve në duart e SHBA, kërkohet qeveri teknike

Partia Demokratike ka dërguar një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të kundërshtuar zgjedhjet …

Leave a Reply