Berisha: Edi Rama do ketë fatin e McGonigal!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot në konferencën për shtyp se, Edi Rama do ketë fatin e McGonigal! Ai tha se, njeriu përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë në thonjza zyrtare të McGonigalit në Shqipëri, ata njerëz kanë qenë dy. Kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Në këtë kontekst njeriu përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë në thonjza zyrtare të McGonigalit në Shqipëri, ata njerëz kanë qenë dy. Kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë me koshiencë dhe vetëdije në sistemin korruptiv të gjobave të ushtruar nga ekipi famëzi i McGonigal.

SKAP-i i partisë nuk heton dhe nuk do ta hetojë këtë çështje, sepse në çdo skaj dhe në çdo qoshe dhe kudo që ta prekësh fijet të çojnë te Edi Rama. Damian Gjiknuri i vetëdijshëm për veprimtarinë anti-ligjore korruptive që ka zhvilluar, u deklaroi mediave në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës. Ndërkohë, theksoj se në krimin e background-it të favorshëm për gjobvënie nga McGonigal dhe ekipin e tij. Një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashëmbullt korruptiv.

Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista prej 152 personash u dorëzua nga Basha, apo Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht Yuri Kim. A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv të McGonigal dhe ekipit tij, unë për këtë ftoj të hetoj Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA.

Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, të cilët thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë.

Gjithashtu unë kam një pyetje këtu për zonjën Yuri Kim. A mund t’ju shpjegosh shqiptarëve se në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur pas akuzave të qarta të qeverisë tëndë zyrtare. për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qendrimin e tij në krye të PD. A ka lidhje kjo përpjekja juaj në përpjekjen e McGonigal që një kompani ruse të mos fitojë licensën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.

Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk e besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, të cilin raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?

Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë tjetër.

Pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afërt të Edi Ramës, mafiozët Duçka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Edi Rama urdhëron që de facto konsiderohet shtetërore, t’i vendosë edhe 500 milionë të tjera gjobë para dy ditësh.

Shikoni pasojat e aferës McGonigal.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të Edi Rramës, që do ketë fatin e McGonigal. Dhe ia them sot, asnjë manovër, asgjë nuk do e shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor për aktin e shëmtuar, korruptimin dhe rekrutimin në një akt absolutisht armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s në rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA, në një akt antikushtetues të shkatërrimit të opozitës shqiptar.

Unë kam besim se lgji dhe e drejta do të mbizotërojë. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Koha ka ardhur, që të gjithë të përfshirët në aferën McGonigal, direkt apo indirekt, të dalin përpara drejtësisë.

Faleminderit!

– Gjatë ditëve të fundit është publikuar në mediat sociale një mesazh, i cili thotë ndër të tjera se ora e revolucionit, revoltës po na thërret. Simbolet e PD dhe pluralizmit nuk i japim, Shqipërisë e i dalim Zot. Është mesazh që në mediat sociale thuehet që iu është dërguar demokratëve. A keni një koment për këtë, duke qenë se ju keni deklaruar se protesta e 3 marsit është vetëm për Ramën?

Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Kma deklaruar, e deklaroj dhe do e deklaroj përsëri.

Protesta është kundër Edi Ramës, kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që ai u bën shqiptarëve, kundër thikës që ai futi në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.

Protesta është: T’i dalim zot Shqipërisë!

Kjo është protesta dhe unë këtë e kam shprehur.

Është një moment tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur. Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.

Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e tij të plotë.

– Në fakt ditën e shtunë pas konferencës suaj për mediat ku deklaruat se nuk e dini ende se ku është pozicionuar PDIU  e Shpëtim Idrizit nesë është në zonën gri, apo në rast se do të vijë në koalicion me PD, APO me PS. Z.Idrizi reagoi ditën e shtunë, duke deklaruar se do të dalë vetëm, pasi nuk ka patur asnjë ftesë nga ana juaj për koalicion, dhe bëri thirrje që të mos dalë kandidati i dalë përmes një koalicioni politik mes PD dhe PBDNJ, Fredi Bejleri. Keni ju një koment?

Berisha: Nuk kam asnjë lloj komenti. Secili merr vendimet e tij. Kjo thirrje nqs e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë, dhe ka bërë një gabim për mendimin tim të panevojshëm.

Ju përshëndes!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply