Lame pas shkarkimit: Kushdo që shtyp një tastierë të ndjejë shikimin e Kryeministrit 

Ish kreu i Kadastrë, Artan Lame gjatë prezantimit të kreu të ri është shprehur se shkarkimin nga kjo detyrë e konsideron si një dhuratë për ditëlindje.

Lame ka theksuar se pas largimit të detyrër do i fokusohet shëndetit të tij.

“I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas.

Unë nesër kam ditëlindjen e pas 3-4 ditësh kam përvjetorin e asaj ngjarjes së shëndetit, e konsideroj dhe si një lloj dhurate për ditëlindje, se kam nevojë që të fokusohem tek shëndeti”, u shpreh Lame. /CNA.al

About Redaksia

Check Also

“Zgjedhjet të kontestuara”, Marco Rubio nuk lejoi urimin e Ramës për 11 majin

Nuk ka dyshim se politika e administratës amerikane të periudhës Trump ka ndryshuar radikalisht me …

Leave a Reply