Këlliçi: Në 8 vjet Veliaj ka promovuar vetëm betonizimin dhe kullat pa leje!

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi theksoi se bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj është institucioni më i korruptuar në Shqipëri që ka nevojë për një menaxher që respekton ligjin dhe qytetarët. Ai evidentoi betonizimin e kryeqytetit, si tiparin kryesor që e karakterizon kryebashkiakun socialist.

“Në tetë vjet, si kryebashkiak, Veliaj ka promovuar veten, betonizimin dhe katet pa leje, – thekson Këlliçi në një shënim në Fb. – Shkatërroi Teatrin Kombëtar dhe të vetmen qendër rinore në Tiranë.  Gjelbërimin e zëvendësoi me beton kurse qendrën rinore me kullë. Bashkia e Tiranës është institucioni më i korruptuar në Shqipëri.  Tirana ka nevojë për një menaxher që zbaton ligjin dhe respekton e dëgjon qytetarët.”

“Sigurisht që nuk do të bëj atë që ka bërë Veliaj, që një kullë që ka bërë, të marr rastin e “Eyes of Tirana”, që e ka përballë zyrës së tij, përballë dritares së kryetarit të bashkisë, është një kullë që ka 7 kate pa leje. Është bërë publike, e ka pranuar kryeministri, e ka pranuar vetë kryetari i bashkisë.

Në vend që të merren masa administrative, t’i pezullohet liçensa, të konfiskohet etj. etj. kompanisë që ka bërë shkelje ligjore, ka shkelur ligjin me urdhër, me porosi të kryetarit të bashkisë, se kjo dihet, kuptohet, i hidhet hi syve të qytetarëve dhe kompanisë jo vetëm që nuk i vihet asnjë penalizim, jo vetëm që nuk merret asnjë masë ndaj kësaj kompanie, por i jepet një tjetër leje ndërtimi ngjitur për të prishur të vetmen qendër rinore që ka Tirana dhe për të ngritur një kullë tjetër. Këtij ndërtuesi që ndërton 7 kate pa leje!!!”, ka vënë dukje Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply