Berisha: Në Tiranë ne paraqesim një qytetar të vërtetë përballë fallsit më të madh

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Tiranë ne paraqesim një qytetar të vërtetë përballë fallsit më të madh. Berisha tha se, anëtarët tanë, mbështetësit tanë duhet të kenë një plan ditor sa njerëz do takojnë çdo ditë.
“Duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen që nuk votohet ai që të vjedh. Se vota për hajdutin është votë për mjerimin tënd, është votë për shkatërrimin e vendit.
Por si realizohet kjo? E keni në dorë ju.
Kjo kërkon një mobilizim total të anëtarësisë dhe mbështetësve tanë. Harrojini ekranet, le që i ka mbyllur qeveria, por ekranet janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët.
Shtrëngimi i duarve, bisedat, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar se hajdutët nuk votohen.
Nëse voton hajdutët, e shtyve këtë vend, këtë rrokullisje, që në Shqipëri të mos mbetet askush përveç tyre.
Ka një rëndësi kapitale kjo. Ju keni këtu pothuajse një të tretën e popullsisë.
Anëtarët tanë, mbështetësit tanë duhet të kenë një plan ditor sa njerëz do takojnë çdo ditë.
Nuk ka nevojë sot të shtojmë asgjë, ajo që mund të quhet propagandë, sot është një realitet absolut.
Në Tiranë kemi një njeri, paraqesim një qytetar të vërtetë të këtij qyteti. Një demokrat, një qytetar të virtytshëm, të shkolluar, që e do qytetin, i do qytetarët.
Ka përballë fallsin më të madh, nuk ka njeri më falls se Erion Veliaj. Fallsi është mashtrim.
Njeriu që paraqitet falls në çdo gjë, ai ka mungesë totale respekti për qytetarët. Një njeri që vjedh, vetëm taksa antikushtetuese e arsimit ka arritur në 42 milionë euro. Me atë taksë, ai ndërton shkolla 6 milionë euro.
Një kryetar bashkie që ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. E thotë Numbeo. E katandisi përmes kullave që ndërton dhe çrregullimit të trafikut”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply