Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezanton programin për taksat dhe tarifat. Këlliçi gjatë takimit me biznesin e mesëm e të vogël tha se, biznesi i vogël e i mesëm e ka mbajtur gjallë Tiranën. “Mundi dhe perpjekja juaj krijojnë vende pune. Nuk krijojne vende pune fasadat e shfaqjet. Bashkia do jetë partneri i biznesit të vogël. Veliaj nuk ka folur asnje ditë për ju”, tha Këlliçi.
Ja cilat taksa do të ul dhe do të heq
- Do ul taksat dhe tarifat
- Do luftoj korrupsionin, të ardhurat do rriten
- Taksa per arsimin, bëhet zero
- Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%
- Taksa e tabelës, ulet me 30%
- Taksa e truallit reduktohet me 30%
- Taksa mbi ndertesen ulet me 30%
• Hiqet taksa e tokës bujqesore, pjesa e Bashkisë.