Rama-Balluku vjedhin 90% të fondeve. Asnjë vend në botë nuk ndërton autostrada me 24 mln euro km!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infastrukturës, Belinda Balluku për abuzim me fondet publike.Nga Peqini ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Berisha tha se, Rama dhe Balluku ndërtojnë autostrada me çmim deri 24 milionë euro për kilometër, si në asnjë vend tjetër në botë. Sipas tij, në punët publike vidhen 70-90% të fondeve.

“Nëse enti i prokuriomeve Publike i thotë kryeministrit që kontrata është e paligjshme, ai nuk mund ta firmosë. Ai ent dhe ai drejtor paguhet si gardian i prokurimeve publike. Dy herë i çoi Edmond Ahmeti shkresë se ishte e paligjshme, Rama firmosi se ishte ndërmarrja e tij. Punët publike, rrugët, ujsjellësat, vjedhin në to të paktën 70-90 përqind të fondeve. S’ka vend në botë që ndërton autostradën me 24 mln euro kilometrin si Rama me Belinda Ballukun. Kudo autostrada kushton maksimumi deri në 3 mln euro. Rrugët anësore Lekaj-Fier po ndërtohen me 7.2 mln euro, kur autostrada Lushnje-Fier, 1.2 mln euro. Rruga anësore 3.5 më shumë se autostrada që është ndërtuar në atë kohë.

Subvencionet për bujqësinë në Shqipëri janë më pak se 1/6 e subvecioneve për bujqësinë në Kosovë. Çdo hektar sera në Kosovë subvencionohet me 1000 euro. Çdo blerë, dele, dhi apo derr subvencionohet me 25 euro. Çdo lopë me 90 euro. Nuk ndërtojmë rrugë anësore me 7 milion euro kilometri. Nuk imagjinojnë para qytetarëve që të vjedhin në këtë mënyrë. Futet qumështi pluhur nga Serbia dhe fermerët therin lopët, delet dhe dhitë. Mbi 644 mijë krerë të imta dhe gjedhe ka rënë numri i tyre nga 2018 deri më sot”, theksoi lideri i opozitës.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Amendamentin për amnistimin e zyrtarëve të korruptuar e propozoi Ndreca

Relatori socialist në Komisionin e Ligjeve dhe ministri i Drejtësisë i hapën rrugën përfshirjes së …

Leave a Reply