Gazment Bardhi, ka reaguar pas akuzave se ka pakt të fshehtë me ish kryeministrin Sali Berisha. Ai është shprehur me anë të një statusi në Twitter, se këto akuza janë intriga të përdorura për interesa të qarta pushteti.
Bardhi shkrun se, nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!
Ajo që po ndodh mes grupit të Bashës është një përplasje mes njëri-tjetrit, ku duket se nga njëra anë janë rreshtuar Alibeaj dhe Basha dhe nga ana tjetër Bardhi që ka kapur një grup deputeteësh. Sipas deputetit Koreshi, Alibeaj ka sot vetëm 3 deputetë, ndërsa një pjesë tjetër janë në krahun e Bardhit.
Bardhi jo më kot në postimin e tij në twitter i identifikon ata që e sulmojnë duke u thënë se vetë ai nuk është “peng”, ndërsa dihet tashmë për të githë se kush janë pengjet.
Reagimi i plotë i Bardhit
Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam pasur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të pasur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.
Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!
Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt!