Boçi: Lagja “28 nëntori” do të ngrejë e para në Elbasan flamurin e fitores!

Kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është takuar me banorët e lagjes “28 nëntori”. Boçi dhkruan në një postim në Facebook se është gati që gjithë problematikat e ngritura nga qytetarët t’i vendosim në listën e prioriteteve për ta shndërruar lagjen 28 Nëntori në një model të funksionimit të pushtetit vendor.

Postimi i kandidatit Boçi

Lagja “28 nëntori” do të ngrejë e para në Elbasan flamurin e fitores

Faleminderit me zemër për entuziazmin dhe dëshirën për ndryshim që përcillni në prag të betejës tonë për t’i kthyer qytetarëve Bashkinë Elbasan! E di që dikujt që vjen në Elbasan është e vështirë t’ja shpjegosh se si një lagje në qendër të qytetit ofron panoramën e një zone periferike me rrugë të amortizuara, me plehra, me fasada pallatesh të prishura, pa ambjente shplodhëse dhe kënde lojërash!

Unë jam gati që gjithë problematikat e ngritura t’i vendosim në listën e prioriteteve për ta shndërruar lagjen 28 Nëntori në një model të funksionimit të pushtetit vendor

#Ndryshojmënë14Maj #BanNdryshimin #BashkëFitojmë #LuçianoBoçi

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply