Berisha: Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës mbi 100 tendera!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet vendore në bashkinë e Divjakës, teksa ka thënë se nëse qytetarët do e dinin si u vidhen pasuritë, këtë qeveri nuk do e pranon as 24 orë. Berisha tha se, baxhanaku i kryeministrit Rama, dhe thjeshtra e tij kanë marrë nga qeveria dhjetëra tendera, ndërsa përmendi Olsi Rama, vëllanë e kreut të qeverisë si i përfshirë në skema mashtruese me Amant Josifin.

“Ai që shëtit gjithë botën me avion personal me dhomë gjumi ka premtuar rrogën e 13-të me ju, por sot merrni vetëm 11 roga në vit. Kjo është e vërteta. I dëgjoni ata deputetë në parlament? Sikur nuk keni halle dhe sikur keni gjithë cilësitë e tyre. Në rast se qytetarët do e dinin si u vidhen pasuritë, këtë qeveri nuk do e pranon as 24 orë. Tani vjedhin haptazi, nuk kanë asnjë kufi. Ndërtojnë kilometrin e rrugëve, anësoren në Lekaj-Fier me 7.2  milionë euro. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë ka kushtuar 1,3 milionë euro. Tani pas 8 vitesh thotë do rrisim rrogat, shqiptarët e dinë se kush është ai.

Po lexoja sot se thoshte se ata që duan të operohen brenda 2 ditëve duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor. Ai që ka nevojë për t’u operuar duhet të presë në radhë sa të operohen ata që kanë mundësi dhe ai të vdesë.  A ka akt më çnjerëzor?

Çfarë thoshte ky kur erdhi në pushtet për shëndetësinë? Shërbimi shëndetësor në shkallë kombëtare do u jepet falas qytetarëve. Do jepet sipas nevojës, jo sipas mundësisë, kurse tani thotë kujdesi do jetë sipas xhepit.  Pse të pranojmë të trajtohemi në këtë mënyrë nga një njeri që darkon me 10 mijë euro, nga një ministre që darkon me biftekë nga 1000 euro.

Në oborrin e kryeministrisë ku nuk duket blen vazo 4 milionë euro. Olsi ortak me Josifin, baxhanaku i tij, kanë marrë tendera, thjeshtra në dhjetëra tendera. Nuk mundet kurrë që familjarët e pushtetarëve të fitojnë tendera. Ata të funksionojnë me firma private, por kurrë nuk mund të jenë përfitues dhe ortakë me tenderat publike. Kjo do jetë një nga rregullat që PD do vendosë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply