Kandidatja e PD: Fshatrat e Korçës janë harruar, bujqësia e blegtoria drejt shuarjes

Nga fshati Mborje i njësisë administrative Drenovë kandidatja demokrate e dalë nga procesi i primareve Ledina Alolli ka denoncuar përsëri Bashkinë e Korçës dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo.

Alolli tha se Sotiraq Filo I ka harruar fshatrat e Korçës dhe në veçanti Mborjen e cila edhe pse vetëm 4 km larg qytetit vuan prej vitesh mungesën e ujit të pishën dhe kanalizimeve të ujërave të zeza.

Banorët kanë ngritur me dhjetëra problematika ndaj qeverisjes lokale ku mungesa e infrastrukturës e ka kthyer Mborjen në një vend të pajetueshëm.

Bujqësia dhe blegtoria po shkojnë drejt shuarjes përfundimtare teksa bashkia e Korçës nuk ka investuar as në kanalet vaditëse të fshatit për t’iu lehtësuar punën fshatarëve.

Sapo vjen mbrëmja në Mborje çdo gjë përfshihet nga errësira pasi edhe dritat e rrugës nuk punojnë duke e kthyer kështu zonën në një burim aksidentesh.

Alolli u zotua se me ardhjen e saj në krye të Bashkisë investimi në infrastrukturën e zonave rurale dhe lehtësimi i bujqve dhe blegtorëve do të jenë në qendër të programit të saj.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply