Lideri historik i PD, Sali Berisha, duke folur në sallën e Parlamentit është shprehur se për zgjatjen e vetingut kot vazhdohet që të diskutohet, pasi Rama dhe i ai që është amrrë peng, Lulzim Basha e kanë vendosur për ta votuar.
“Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i meduzës me agaçion e tij, si armë e tmerrshme për gjahun e shtrigave. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.
Unë po flas për zërin e qytetarëve. E dini ju zonjë që vetëm 24% e shqiptarëve i besojnë reformës në drejtësi sot.
Sot veç 7 % e atyre që votojnë besojnë pseudoreformën Soros-Rama. Mos vazhdoni kot diskutimet. Ndërprisni seancën dhe votojeni
Të dish një gjë, kemi qenë për Vetingun dhe jemi për Vetingun, por jo për armë gjahu. Ty të intereson gjysma e pengut dhe bravës.
Ka qenë marrëveshje që 7 ligjet organike të votohen me konsensus. Opozita e vërtetë shqiptare këtu dhe jo ju. Ja ku e ke, sot ju bëni sikur nuk jeni ata. Kjo është e vërteta, pasi ua fusni juve ata … e dini vetë ju, dilni e flisni ju.
Juve ju kanë marrë peng dhe vazhdoni të rrini peng sa të doni”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament.