Berisha: Fryma e shpresës është njësoj si në vitin 1992, qëllimi madhor do jetë anëtarësimi në BE

Kryetari i PD, Sali berisha tha se, fryma e shpresës është njësoj si në vitin 1992, qëllimi madhor do jetë anëtarësimi në BE. Berisha tha se, kjo frymë tregon se shqiptarët po ringrihen, se kanë ëndrra dhe do i realizojnë ato.
“Arritjet e mëdha arrihen vetëm nga fryma. Ne do arrijmë gjëra të mëdha pasi fryma që ndjej është fryma e shpresës, fryma e fitores si në vitin 1992 që solli ndryshimet epokale.
Kjo frymë tregon se shqiptarët po ringrihen, se kanë ëndrra dhe do i realizojnë ato.
Çdo shqiptar që ndjehet sot i dëshpëruar, e ftoj të bashkohet me ne, t’i bashkohet kësaj fryme që ekranet nuk e përcjellin, por e përcjellin qytetarët.
Le të vijnë me ne, të ndjejnë ndryshimin që ka ardhur!
Për të gjithë ju që më njihni, e dini se Sali Berisha kur vihet në shërbim të qytetarëve, lë pas arritje të mëdha.
Sepse ai beson se pika e ujit e çmon gurin.
Le të thonë se çfarë të duan sot. Fitoret e mëdha të demokracisë moderne, i ka sjellë aleanca e Sali Berishës me qytetarët shqiptarë.
Qëllimi më madhor do jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Prandaj kjo betejë që bëjmë, së bashku për Shqipërinë, është beteja më e rëndësishme e jetës sonë.
Qëllimi më kryesor sot është një Shqipëri evropiane, më së pari për rininë shqiptare. Kur njeriu ka fatin të bëhet gjysh, të gjithë të rinjtë i sheh si nipërit dhe mbesat e tij.
Prandaj Shqipëria si gjithë Europa është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare.
Problemi kryesor që do zgjidhet është lufta ndaj varfërisë, pasi ajo është burimi i të gjithë të këqijave, nga krimi te shpopullimi i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta nuk ndalet pavarësisht kërcënimeve me gjoba, qytetarët sërish para zyrës së Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, studentë …

Leave a Reply