Berisha: Fryma e shpresës është njësoj si në vitin 1992, qëllimi madhor do jetë anëtarësimi në BE

Kryetari i PD, Sali berisha tha se, fryma e shpresës është njësoj si në vitin 1992, qëllimi madhor do jetë anëtarësimi në BE. Berisha tha se, kjo frymë tregon se shqiptarët po ringrihen, se kanë ëndrra dhe do i realizojnë ato.
“Arritjet e mëdha arrihen vetëm nga fryma. Ne do arrijmë gjëra të mëdha pasi fryma që ndjej është fryma e shpresës, fryma e fitores si në vitin 1992 që solli ndryshimet epokale.
Kjo frymë tregon se shqiptarët po ringrihen, se kanë ëndrra dhe do i realizojnë ato.
Çdo shqiptar që ndjehet sot i dëshpëruar, e ftoj të bashkohet me ne, t’i bashkohet kësaj fryme që ekranet nuk e përcjellin, por e përcjellin qytetarët.
Le të vijnë me ne, të ndjejnë ndryshimin që ka ardhur!
Për të gjithë ju që më njihni, e dini se Sali Berisha kur vihet në shërbim të qytetarëve, lë pas arritje të mëdha.
Sepse ai beson se pika e ujit e çmon gurin.
Le të thonë se çfarë të duan sot. Fitoret e mëdha të demokracisë moderne, i ka sjellë aleanca e Sali Berishës me qytetarët shqiptarë.
Qëllimi më madhor do jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Prandaj kjo betejë që bëjmë, së bashku për Shqipërinë, është beteja më e rëndësishme e jetës sonë.
Qëllimi më kryesor sot është një Shqipëri evropiane, më së pari për rininë shqiptare. Kur njeriu ka fatin të bëhet gjysh, të gjithë të rinjtë i sheh si nipërit dhe mbesat e tij.
Prandaj Shqipëria si gjithë Europa është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare.
Problemi kryesor që do zgjidhet është lufta ndaj varfërisë, pasi ajo është burimi i të gjithë të këqijave, nga krimi te shpopullimi i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply