Belind Këlliçi: Autobusi falas po i prin ndryshimit, është bërë pjesë e Tiranës

“Autobusi falas po i prin ndryshimit. Është bërë pjesë e qytetit, e banorëve, e të rinjve, në çdo cep të Tiranës”. Kështu thotë Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Tiranën, i cili e ka pikë kryesore të programit të tij elektoral, bërjen e transportit publik pa pagesë për qytetarët e Tiranës.

Tashmë, autobusi i i ekipit të tij të fushatës, shihet në çdo kënd të qytetit duke transportuar edhe simpatizantë e qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen ndryshimit dhe duke përcjellë premtimin më madhor të Këlliçit për kreun e bashkisë së Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply