Berisha: Vetëm këtë javë Belinda Luksi ka shpërndarë 400 mln lekë pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi zv/kryeministren Belinda Balluku se po blen vota në qarkun e Dibrës. Nga Prrenjasi ku prezantoi kandidaten e opozitës për kryetare bashkie, Berisha tha se për një javë Balluku ka shpërndarë 400 mln lekë pagesa paaftësie.

Lideri i opozitës renditi edhe shpenzimet e luksit të Belinda Ballukut nga shpenzimi i 220 mijë eurove për arredimin e zyrës apo dhe drekat e darkat me biftek 1 mijë dollarë.

“Janë lëshuar si një lukuni, si kriminelë elektoralë duke blerë vota. Në krye të kësaj përpjekje qëndron Belinda Lluksi, se mbesa e Beqir Ballukut thuhet se u thotë shoqeve të veta, mua më pëlqen luksi dhe do më quani Belinda Luksi. E kur ndodhi kjo? Kur shpenzoi për zyrën e vet, 220 mijë euro për luksin e zyrës.

Kur porosiste biftekun 1 mijë dollarë. Vetëm këtë javë ka shpërnda Belinda Luksi, 400 milionë lekë pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës. Dhe ai i cili, Edi Rama u përmend gjyshërit e stërgjyshërit ballistëve, ai e cakton këtë si kryekujdestare të votës së lirë. Si kryekujdestare kjo do të mbikëqyrë”,  tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …

Leave a Reply