Çështja demografike prek thelbin dhe vetëdijen e çdo shoqërie. Nëse zakonisht të dhënat me karakter ekonomiko – social janë të vështira për t’u kontekstualizuar e interpretuar dhe, për pasojë, të vështira për t’u komunikuar, ato që kanë të bëjnë me lindje, vdekje, rritje apo rënie të popullsisë janë me impakt të menjëhershëm, pasi godasin imagjinatën e komunitetit kombëtar në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë – nga ana tjetër vetë termi “komb” ka si etimë “lindjen”. Në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, si në një lloj olimpiade sociale, mund të përjetohen nga simbol i rënies apo i suksesit, prapambetjes apo përparimit, duke prekur ndjenja dhe ide që i kanë rrënjët në historinë dhe në psikologjinë kolektive.
Pikërisht për këtë, ideja e planifikimit të lindjeve shpesh është çiftuar me politikën nacionaliste të diktaturave të prirura ndaj fryrjes së krenarisë patriotike nëpërmjet krahasimesh sasiore apo cilësore. “Numri është fuqi”, thoshte Benito Mussolini, i impenjuar në bindjen e italianëve që të bënin më shumë fëmijë – që të mund të kishte më shumë ushtarë në dispozicion të synimeve të tij imperialiste. Megjithëse politikat demografike të fashizmit mbesin mjaft të ankoruara në kujtesën italiane, edhe pse të shoqëruara nga një galeri e gjerë imazhesh simbolike, si premiot për familjet e mëdha në numër dhe bekimet e Duçes ndaj nënave që lindnin më shumë, numrat certifikojnë se ato politika dështuan: koeficienti lindshmërisë vazhdoi të zbresë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Njëzetvjeçarit, nga një mesatare prej 3.75 fëmijësh për grua në 1925 në 3 në 1940. Politika demografike e fashizmit përfundoi në një flluskë sapuni, ashtu si ajo antropologjike që do të kishte dashur tranformimin nga abulik, të shpërqëndruar dhe cinik (ashtu siç e shihnin) popullint italian në një racë luftëtarësh të etur me nofullat e kuadruara të gatshëm të rrokinin pushkët për t’i ofruar Italisë “vendin në diell” të saj. Gjithçka për të riprovuar pamundësinë e veprimit me instrumenta të një narracioni politik sipërfaqësor mbi motivet komplekse e të thella të sjelljeve njerëzore.
Në vitet ‘60, diktatori rumun Nikolae Çaushesku, i bindur se lindnin pak fëmijë për shkak të lirisë së tepruar të grave, lançoi një program për rritjen e popullsisë kombëtare me 7 milion, “program” që në mendjen e Çausheskut nënkuptonte ndalimin e abortit dhe të kontraceptivëve, kontroll gjinekologjik mujor të detyruar me qëllim të regjistrimit të çdo shtatzanësie, prani e policisë sekrete nëpër spitale, ekzaltim i rolit të gruas si nënë e shumë fëmijëve. Lindshmëria, pas një rritjeje fillestare, rifilloi megjithatë të bjerë në mënyrë të pandalshme; efekti kryesor i dekreteve famëkëqinj Çaushesku qe një numër i pabesueshëm të sapolindurisht të braktisur dhe grashë të vdekura (rreth 10000) prej abortit klandestin duke tentuar t’i shmangej detyrimeve të sanksionuara nga shteti – detyrime të abroguara vetëm pasi diktatori u ekzekutua në 1989.
Së fundi, midis shembujve të demografisë së planifikuar, spikat politika “cilësore” e nazizmit në Gjermani e në territoret e pushtuara prej saj deri në 1945, që konsiston në eliminimin fizik të elementëve njerëzorë dhe sociale të konsideruara të padëshirueshëm dhe në dërgimin, tek ata të parë si të shëndoshë, që të riprodhoheshin sa më shumë të ishte e mundur me qëllim farkëtimin e një race superiore. Një prej njollave më të errëta të historisë europiane, e fshirë vetëm nga humbja gjermane në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në këtë rast nga vdekja e ideuesve të saj.
Ndoshta edhe për faj të kësaj kazistike të turpshme dhe të sikletshme vendet e Perëndimit liberal – demografik i kanë rezistuar gjithmonë marrjes direkt me demografi. Edhe pse, në dekadat e para të pasluftës, dukej se bëhej fjalë për një joproblem: koeficienti i lindshmërisë zbriste, ama duke qëndruar në nivele më të larta se 2 fëmijë për grua dhe gjenerata e “Boomer” hynte në moshë riprodhuese duke ju siguruar këtyre shoqërive forca dhe ide të reja që do të gjeneronin ndryshime epokale midis viteve ’50 dhe atyre të ’70, duke forcuar përshtypjen se një përmirësimi konstant social. Rritja substanciale e emigracionit nga vitet ’80 mundësoi pastaj të fshihte se numri mesatar i fëmijëve për grua kishte zbritur tashmë shumë poshtë pragut prej 2.1, domethënë i asaj që garanton ndryshimin gjeneracional. Qe vetëm nga vitet 2000 dhe sidomos nga kriza ekonomike e 2008, që e dhëna demografike u bë e pamundur për t’u injoruar dhe bile shumë problematike për një numër gjithnjë e në rritje vendesh europiane, anglosaksone dhe i Azisë më të “oksidentalizuar”.
Për një kohë të gjatë i konsideruar një episod rënieje demografike thuajse folkloristike deri nga qeveritarët e saj, rasti i Japonisë është ndoshta më emblematiku i këtij evolucioni. Ndërsa në euforinë e viteve 2000 ekspertët vendorë parashikonin se do të duheshin ende nja 30 vjet përpara se plakja e popullsisë të bëhej një emergjencë, ndërsa kolosët teknologjikë japonezë projektonin robotë simpatikë që do të ishin të aftë të kujdeseshin të kujdeseshin të moshuar jo të vetëmbajtur, në diskutimin e mbajtur për Vitin e Ri të 2023 kryeministri Kishida Fumio ka pranuar se të dhënat demografike kanë arritur në limitin e mosruajtjes së një shoqërie funksionuese.
Në 2022 në Japoni lindjet kanë qenë 799000 dhe vdekjet mbi 1 milion e gjysëm, por situata japoneze është rënduar – për shembull në rastin italian, spanjoll apo gjerman, që statistikisht mund të asimilohen – nga mungesa thuajse totale e emigrantëve që mund të rimbushin trupat gjithnjë e më të rralluara të klasave anagrafike në moshë pune. Politika dhe shoqëria japoneze janë gjithmonë ngurruese dhe shumë rezistente ndaj hyrjes së qëndrueshme të të huajve në territorin kombëtar dhe zgjidhjet e propozuara nga qeveria në momentin ezaurohen në stimuj ekonomikë ndaj lindjeve, në rritjen e moshës së pensionueshme ndaj të 70 vjeçëve dhe apelit me punën, për momentin part-time, të të moshuarve ende të aftë.
Edhe në meritën e një gjykimi merite mbi masa të tilla është e lehtë të parashikohet që ky lloj ilaçesh do të rezultojë i pamjaftueshëm, i vetëm. Ajo që pengon lindshmërinë në Japoni është kostoja e jetesës, kostoja e banimit, kostoja e shërbimeve të fëmijërisë (ndër më të lartët në botë). Si në shumë vende të tjera perëndimore, rritja e pasurisë së prodhuar ka mbetur e qëndrueshme në dekadat e fundit – por jo shpërndarjen e saj, gjithnjë e më e pabarabartë: e ardhura mesatare reale e një familjeje ka zbritur nga 50000 dollarët e 1995 në 43000 aktualë, ndërsa perspektivat e lëvizshmërisë për lart janë zbutur, në një vend tashmë në vetëvete është karakterizuar nga një shoqëri e hierarkizuar ekonomikisht dhe anagrafikisht, në të cilën impenjimi i kërkuar ndaj punës është shumë i rreptë sa jo totalizues. Të gjithë këta elementë ndikojnë me forcë mbi zgjedhjet e lindshmërisë. Veç kësaj, prej mungesës së të drejtave të mjaftuehsme ekonomike dhe sociale të synuara për të garantuar një liri efektive të zgjedhjes së gruas, evolucionit të modeleve familjare dhe të kushtit femëror ka përfunduar duke e rënduar rënien dmeografike, duke qenë se alternativa midis mëmësisë apo karrierës (apo një mëmësi të “kufizuar”) është kushtëzuese dramatikisht. Me pak fjalë, bëhet fjalë për faktorë strukturorë, jo të huaj ndaj shumë rajoneve të tjera të botës së “zhvilluar”.
Një dinamikë e ngjashme mund të haset në Korenë e Jugut fqinje: në dukjen më pak të rëndë – pasi deri në vitet ’80 në vend regjistroheshin përqindje lindshmërie jashtëzakonisht të larta për një ekonomi të zhvilluar – por në përkeqësim galopant. Koreja e Jugut shënon në fakt sot përqindjet e lindshmërisë më të ulta të botës, me një numër mesatar fëmijësh për fëmijët për grua në 2022 baraz me 0.78 (Itali 1.24; Japonia 1.34; Gjermania 1.6). qeveria jugkoreane ka futur stimuj ekonomikë shumë të forta për ta përmbysur tendencën: deri më tani nuk ka dhënë asnjëra rezultatet e shpresuara. Aq sa për ta shtyrë më tepër dikë të flasë për hapjet e ndrojtura ndaj emigracionit – ide që në shoqërinë koreane ka të njëjtin efekt që në atë japoneze, por që paradoksalisht do të ishte tamponi më i shpejtë ndaj një situate vërtet e pambështetshme. Politika ka shtyrë në një zgjidhje tjetër: në Seul vetëm 5 vite më parë ka kaluar një ligj që kufizonte punën e përjavshme ligjore në 52 orë (40 plus maksimumi prej 12 orësh të jashtëzakonshme), pikërisht tani e reformuar duke e ngritur limitin e përjavshëm në 69 orë: të gjitha këto orë ekstra, thotë ekzekutivi i Yoon Suk-yeol, duhet të jenë të përqëndruar në disa periudha të vitit dhe do t’u kthehen më pas punonjësve të varur në formën e kohës së lirë “në stinë të tjera”, duke i shtyrë kështu të kenë fëmijë. “Po na çoni në zhdukje”, i është përgjigjur opozita.
Të dy rastet “ekstreme” aziatike nënvizojnë një paradoks tjetër mjaft preokupues për Perëndimin dhe kjo teksa në procesin historim afatgjatë fillimi i rënies së lindshmërive shënon një lpvizje progresi, ku shoqëria çlirohet nga detyrimi për të bërë shumë fëmijë që ta garantojë vijueshmërinë dhe mbijetesën e vet në strukturë ekonomike autoritare dhe të bllokuar, megjithatë e “pësuar”, nga ana tjetër rëndimi i tepruar i kësaj tendence demonstron mosmbajtjen e premtimit të lirisë individuale dhe mirëqenien socio – ekonomike të përgjithësuar. Zgjedhja e moslindshmërisë pushon pra së qëni një zgjedhje, për të rënë në fakt në kategorinë e “detyrimit të faktit”, dhe kjo për fasha sociale shumë substanciale. Në një nivel të tillë sa për të mos siguruar vijueshmërinë e shoqërisë.
Të dhënat që kanë të bëjnë me Europën fotografojnë një tendencë plot hije. E tronditur më shumë se Shtetet e Bashkuara nga kriza ekonomike e 2008 që i zbuloi kontradiktat dhe i vuri në diskutim vetë strukturën politike të saj. E goditur si pjesa tjetër e botës nga pandemia dhe nga pasojak sociale, ekonomike dhe psikologjike të saj. Teatër sot i një lufte shkatërrimtare nga e cila nuk shikohet asnjë fund i mundshëm në periudhën afatshkurtër. Vendet e vetme që tregojnë sinjale shëndeti demografik, me një numër mesatar fëmijësh për grua në rritje gjatë dekadës së fundit, janë Polonia, Hungaria dhe Rumania – vende ku është delokalizuar në dekadat e fundit një kuotë substanciale e industrisë europiane perëndimore. Brenda eurozonës, rasti i vetëm i rëndësishëm i evolucionit pozitiv – falë një kompleksi masash strukturore të futura gjatë mandateve Merkel – është ai i Gjermanisë, ndërsa Mbretëria e Bashkuara tejkalon vit pas viti minimumet historike të saj, ruan një primat kontinental dhe për t’u pasur zili Franca, pavarësisht protestave sociale masive të viteve të fundit (apo ndoshta pikërisht vetëm falë këtyre?), me një numër mesatar fëmijësh për grua shumë afër (1.85) me pikën e këmbimit gjeneracional dhe me një kuotë të rëndësishme hyrjesh të reja vjetore nga jashtë, që i mundësojnë të regjistrojnë rritje popullsie relativisht konsistente.
Europa jugore mbyll hidhur klasifikimin me përqindjet e lindshmërisë më të ulëta absolutisht, midis 1.1 dhe 1.4 fëmijë për grua në Portugali, Spanjë, Itali, Greqi, Qipro. Pasoja imediate janë plakja, shpopullimi, rritje e shpenzimeve publike, konservatorizëm social, janë konsoliduar nga një emigracion më i ulët respektivisht me pjesën qendro – veriore të kontinentit (edhe sikur Spanja i mëshon me më shumë sukses “serbatorit” të saj kulturalisht të afërt latino – amerikan), që nuk lejon të zbutet deficiti kombëtar dhe i jep një emigracioni konstant të një pjese të krahut të punës (shpesh e mirëformuar) që gjen pak larg rroga, shërbime dhe mundësi karriere më të mira.
Rënia demografike që po shpopullon bregun verior të Mesdheut tingëllon në fakt kur ndodh pprgjatë bregut veriafrikan: Marok, Algjeri, Tunizi, Libi dhe Egjipt e kanë parë popullsinë e tyre në rreth dyfishimin në harkun e 35 viteve të fundit – për saktësi një proces që ka çuar, pikërisht si në Europën e pasluftës, në ndryshime kulturore të thella që kanë prekur struktura politike dhe fetare historikisht thuajse të palëvizshme, provë i janë pranverat arabe të shpërthyera në 2011, por edhe laicizimi i pandalshëm i rinisë së këtyre vendeve, por kanë çuar edhe në probleme sociale shumë të rënda papunësie dhe urbanizimi të pakontrolluar. Në një Europë ku – si në Japoni dhe Kore të Jugut – krahu i punës është një kuotë gjithnjë e më e vogël e popullsisë, gjë që përfaqëson një mundësi ekonomike për kë transferohet, duke parë që rrallësia e punëtorëve duhet të mbështesë rrogat (përveçse të rrisë çmimet), është vetëm logjike të presësh një rrugë gjithnjë e më konsistente personash nga jugu në veriun e Mesdheut në dekadat e ardhshme.
Është pikërisht emigracioni nga tjetërkund që garanton shëndetin demografik e Shteteve të Bashkuara, përjashtim i vërtetë dhe konsistent në panoramën perëndimore – bashkë me “tokat e ardhjes” tradicionale të tjera si Kanadaja dhe Australia. Kuadri amerikan është në qartësi – errësirë, pasi nëse numri mesatar i fëmijëve për grua i mbbetur në rreth 2 për të gjithë 20 vjeçarin 1990 – 2010, gjë që i bënte Shtetet e Bashkuara demografikisht të vetëmjaftueshme edhe pavarësisht emigracionit, të fundit e kanë parë këtë të dhënë të bjerë në rreth 1.7, por edhe mosha mesatare e jetesës ka pushuar së rrituri, qysh nga 2010, duke u stabilizuar rreth 78 vjeçëve, domethënë thuajse 3 vjet më pak se mesatarja europiane: një e dhënë e përgjithshme që fsheh një rritje të vdekshmërisë mjaft preokupuese në fashat e popullsisë dhe në zonat gjeografike më të brishta – dhe është e qartë se prania e një problemi të tillë të thellë social luan një rol jo indiferent në shpjegimin e polarizimit politik “ekstrem”.
Megjithatë, falë emigracionit, banorët e Shteteve të Bashkuara janë rritur me 50 milion në periudhën që shkon nga kalimi i Mjëvjeçarit në ardhjen e Covid, nga 281 në 331 milion – ndërsa ata të të gjithë kontinentit europian kanë kaluar në të njëjtin hark kohor nga 725 në 747 milion. Është këtu rasti për të vërejtur, për t’i vënë të dhënat e Perëndimit në një marrëdhënie korrekte me pjesën tjetër të planetit, se shifra prej 700 milion i korrespondon edhe numrit të qytetarëve indianë me më pak se 25 vjeç. Megjithatë, në 2017, 14% e banorëve në truallin amerikan kishte lindur në një vend tjetër: një emigracion që u intereson paksa të gjitha aspekteve të ekonomisë, por që është vendimtare, në pozicionet e saj formuese drejtuese, për t’u garantuar Shteteve të Bashkuara superioritetin tekniko – shkencor global që e vetme popullsia autoktone nuk do ta siguronte.
Demografia është çështje për një Perëndim ku narrativa politike, ekonomike dhe kulturore është më pak neutrale se kurrë dhe që do të donte pikër referimi pozitive të botës. Atëhere pse kush jeton nuk bën fëmijë? Këtu duhet sqaruar se problemi i rënies demografike nuk ka të bëjë aspak vetëm me Perëndimin apo me vendet me sistem liberal – demokratik: Kina është e zënë me një tendencë të ngjashme, ndërsa përgjigja drakoniane me të cilën mbipopullimi i viteve ‘900 është kundërshtuar (e ashtuquajtura “politikë e fëmijës së vetëm” e periudhës 1980 – 2013) dhe hapjet aktuale (flitet për t’u lejuar grave kineze të riprodhohen deri në 3 herë) kanë ofruar vetm provën e radhës sël iracionalitetit krudo dhe të falsitetit brutal të politikave demografike të futura me autoritet në korpusin social.
Pasi ka shmangur krizën e rëndë të viteve menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik që të mund ta çonin në shpërbërje, Rusia i ka përmirësuar të dhënat demografike të saj, por pa arritur t’i fusë në territor të mbështetshëm – ka humbur 3 milion banorë në 20 vitet e fundit dhe vazhdon t’i humbasë. Më shumë sesa efekti i sanksioneve apo vështirësitë e teksturës industriale mund të jetë në fakt perspektiva e rigjetjes së klasave të tëra me moshë rinore krejtësisht të boshatisura për ta detyruar Rusinë që t’i japë fund impenjimit luftarak në Ukrainë – perspektivë që megjitatë nuk do të jetë realiste përpara disa vitesh.
Siç ka dalë nga ky riepilog i shpejtë, zgjedhjet e lindshmërisë shkojnë në sferën më të thellë të individit, por nuk ezaurohen sigurisht tek njeriu apo në çift, pasi janë të influencuara edhe nga kompleksi i jetesës sociale në artikulimet e ndryshme të saj: “There really is such a thing as society”, për të kundërshtuar Margaret Thatcher. Kjo konsideratë e thjeshtë duhet të mjaftojë për të demonstruar se një politikë demografike efikase nuk do të mund të përbëhet kurrë nga një përgjigje univoke apo njëdimensionaëe, aq më pak kur kjo dë të ishte autoritare apo vertikale. Ashtu si konstatimi se rritja yjore e PBB së regjistruar në Perëndim në 30 vjeçarin e tundit ka përkuar me rritjen e mirëqenies sociale (përkundrazi) dhe as nuk mund të jetë masë e vlefshme, as pikënisje për t’i korrigjuar kursin.
Pra ka pikëpyetje jokomode mbi modelin ekonomik dhe social të adoptuar nga liberal – demokracitë në dekadat e fundit: një model i karakterizuar nga shkurtimi i sistemit social dhe nga zvogëlimi i politikave publike, delokalizimi i teksturës prodhuese dhe nga përhapja e modeleve të paqëndrueshme të punës, kalimi nga realja në imaterialen e proceseve të krijimit të pasurisë dhe nga izolimi në rritje i personave, si edhe nga pasojat e tyre mbi sjelljet individuale. Bëhet fjalë për pikëpyetje që do të duhet të gjejnë përgjigje për të ndërtuar forma sociale, si edhe nga modelet demografike, më të mbështetshëm në periudhën afatgjatë.
(nga Aspen Insitute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA