Video/ Bardhi: Rrugëtimi i shëmtuar i Veliajt nga MJAFT-ist në “vëlla i vogël i Ramës”

Silvi Bardhi, zëdhënëse e fushatës së kandidatit të PD për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar sot ndaj kandidatit të PS, Erion Veliaj. Bardhi ka shpjeguar me VIDEO rrugëtimin e shëmtuar të Erion Veliajt nga MJAFT tek Edi Rama.

​Reagimi

E nisi karrierën si themelues i “MJAFT”, nga ku bënte thirrje kundër klasës politike.

Më pas iu bashkua të njëjtës klasë, duke sjellë modelin më të shëmtuar në politikë, atë të një politikani me shumë fytyra, që kujdesej për makijazhin apo fasadën.

Sot flet si socialist, ndërkohë që me MJAFT-in e tij sulmonte çdo figurë të socialistëve, përfshi edhe ata që sot dalin e mbledhin vota për të.

Kundër socialistëve e përdori Edi Rama, deri ditën që mori tërësisht nën kontroll këtë parti.

Më pas e përdori për të goditur çdo element tjetër duke i shfrytëzuar në detaje se Erion Veliaj nuk ka asnjë lloj principi për të arritur atë që dëshiron.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply